MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ndihmon çaji me dafinë për kollën?

01.12.2022 - 13:46

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ndihmon çaji me dafinë për kollën?

Mjeku: Çaji me gjethe dafine është i shkëlqyer si ilaç kundër kollës sepse ka një efekt qetësues në mukozën e fytit dhe trakesë. Për ta përgatitur ju nevojiten 250 ml ujë dhe 4-5 gjethe dafine. Hidhni gjethet e dafinës të thata ose të freskëta në një tenxhere dhe shtoni mbi të 250 ml ujë të ftohtë.

Kur uji të vlojë, çaji duhet të zihet edhe 5 minuta. Lëreni çajin të mbuluar edhe 10 minuta para se ta pini, më pas kullojeni. Gjethet kanë një shije shumë aromatike, të hidhur dhe të fortë, prandaj çajit mund t’i shtoni pak lëng limoni ose mjaltë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja çfarë kurojnë gjethe aromatike

Përfitimet e jashtëzakonshme të çajit të dafinës