MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta ul temperaturën në mënyrë natyrale?

29.12.2022 - 12:42

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ta ul temperaturën në mënyrë natyrale?

Mjeku:Mënyra e vjetër e uljes së temperaturës është padyshim të bëni dush me ujë të vakët. Ftohja nuk rekomandohet aspak sepse trupi mund të pësojë tronditje dhe të rrisë edhe më shumë temperaturën. Sigurohuni që të matni temperaturën para dhe pas dushit.

Kompresat e buta të vendosura në kokë mund të ndihmojnë gjithashtu në lehtësimin e temperaturës, por gjithashtu kini kujdes që të mos i njomni në ujë shumë të ftohtë. Kur mbështjellja të jetë e ngrohtë, kthejeni atë. Kur të jetë ngrohur, njomni sërish kompresën me ujë të vakët dhe vendoseni në ballë.

Patatet janë një nga kurat natyrale më efektive për uljen e temperaturës. Pritini dy deri në katër feta të trasha patatesh, vendosini në thembra dhe vishni çorape. Mbajini ato për të paktën gjysmë ore ose derisa temperatura të bjerë. Nëse është e nevojshme, përsërisni trajtimin me një raund të ri patate.

Alkooli largon nxehtësinë si patatet, ndaj rekomandohet masazhimi i tij në lëkurë, veçanërisht në shputat e këmbëve, gjoksit, gjurit dhe shpinës. Nëse nuk keni raki, alkooli mjekësor do të mjaftojë.

Kur keni temperaturë, mos qëndroni në dhoma me ngrohje, por hapni një dritare për të ulur temperaturën e dhomës dhe në këtë mënyrë temperaturën e trupit. Por mos e teproni – nëse filloni të dridheni, mbyllni dritaren dhe mbulohuni.

Ulja e temperaturës te fëmijët

Gjithashtu mund të ulni temperaturën e fëmijëve në mënyra natyrale, si dushi me ujë të vakët, kompresa të vakëta apo patate, por konsultohuni me mjekun për një masazh me raki. Gjithashtu, jepini fëmijës tuaj shumë lëngje dhe ftohni dhomën e tij.

Nëse temperatura kalon 38.5°C dhe nuk mund ta ulni, sigurohuni që të kontaktoni mjekun tuaj. Nëse fëmija juaj djersitet, ndërrojini rrobat e lagura në mënyrë që të mos ftohet.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.