MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Sindroma e lodhjes kronike, shenjat dhe shkaqet

20.12.2022 - 11:53

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Shenjat dhe shkaqet e lodhjes kronike?

Mjeku: Sindroma e lodhjes kronike ka tetë shenja dhe simptoma.

Lodhje
Ulje të memories dhe përqëndrimit
Tharje fyti
Zmadhim të limfonodujve (gjendrave)
Dhimbje muskujsh të pashpjegueshme
Dhimbje që lëviz nga një artikulacion në tjetrin pa enjtje dhe skuqje të tyre
Dhimbje koke
Çrregullime të gjumit
Lodhje e tejskajshme që zgjat më shumë se 24 orë pas një aktiviteti fizik apo mendor
Kur të kontaktoni mjekun:

Lodhja mund të jetë shenjë e shumë sëmundjeve, siç mund të jenë infeksione të ndryshme ose çrregullime psikiatrike. Duhet kontaktuar mjeku kur kjo lodhje bëhet e tejzgjatur.

Shkaqet
Shkencëtaret nuk e dinë saktësisht shkakun e sindromës së lodhjes kronike. Mund të jetë kombinim i faktorëve të ndryshëm që prekin njerëzit të cilët lindin me një prirje për këtë çrregullim.

Disa nga faktorët mund të jenë:
Infeksionet virale. Disa njerëz zhvillojnë sindromin e lodhjes kronike pas një infeksioni viral, kërkuesit mendojnë se disa viruse mund të shpërthejnë këtë çrregullim.
Viruset e dyshuar janë Epstein-Barr, virusi herpes tipi 6 etj.
Probleme të sistemit imunitar. Sistemi imunitar i disa njerëzve që afektohen nga sindroma e lodhjes kronike mund të jetë lehtësisht i dëmtuar, por është i paqartë pse ky dëmtim i lehtë bëhet shkak për shpërthimin e kësaj sindrome.
Çrregullimi hormonal. Njerëzit që kanë këtë sindromë ndonjëherë shfaqin edhe çrregullime të nivelit hormonal në gjak të hormoneve të prodhuara nga hipotalamusi, gjendra pituitare dhe adrenale, por edhe për këtë është i paqartë mekanizmi i shfaqjes së sindromës së lodhjes kronike.

Faktorët e riskut
Mosha. Lodhja kronike shfaqet në çdo moshë, por është më e shpeshtë në grupmoshat 40 dhe 50 vjeç
Seksi. Femrat janë më shumë të prekura nga sindroma e lodhjes kronike te meshkujt, por kjo mund të vijë dhe si pasojë e faktit që femrat janë më të prirura për të raportuar simptomat e tyre te mjekët.
Stresi. Vështirësia për të menaxhuar stresin mund të kontribuojë në zhvillimin e sindromës së lodhjes kronike

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN