Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për aferën e inceneratorit të Fierit dhe ka dërguar për gjykim, ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish Alqi Bllakon, Ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, por edhe zyrtarë të tjerë.
Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me datë 19.12.2022 ka paraqitur kërkesën për gjykimin e çështjes penale nr.187 të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve:
Lefter Koka, Ish Ministër i Mjedisit, i akuzuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”, parashikuara nga nenet 248, 25, 260 të Kodit Penal, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a”dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.
Alqi Bllako, Ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, akuzuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”( dy herë), parashikuara nga nenet 248, 25, 260 të Kodit Penal.
Pëllumb Abeshi, Sabina Cenameri, Florjan Muçaj, Azem Shateri, Erjon Murataj, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal.
Etleva Kondi, akuzuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 248- 25, 259 i Kodit Penal.
Arben Dervishaj, akuzuar se për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuara nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal.
Klodian Zoto, akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë të shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”, në bashkëpunim, (dy herë), “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendor”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 245 – 25 (tre here), 244, 143/3 – 25, 144/a -25 i Kodit Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.
Arenc Myrtezani, akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”, në bashkëpunim , “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245 – 25, 143/3 e 25, 144/a e 25 të Kodit Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.
Loran Dusha, akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror”, në bashkëpunim, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245, 25 dhe 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.
Giuseppe Ciaffaglione, Arjola Kodra, akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245 e 25 i Kodit Penal.
Arbër Denizi, Juri Ymeraj, Silvestër Driza, akuzuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.
Regan Merdani, Robert Shabani, Enver Sheshi, Gentian Zifla, akuzuar për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a dhe 25 i Kodit Penal.
Personat juridik: “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k.,“Integrated Technology Service” sh.p.k., akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, “Mashtrimi me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245 e 25, 143/3 e 25 i Kodit Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal.
Personat juridik: “Sili” sh.p.k, “P.Y” sh.p.k, “Pivot 04” sh.p.k, akuzuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.
Personat juridik: “Best Services”sh.p.k, “Frogy 03”sh.p.k, “General Servis”sh.p.k, “Itneg” sh.p.k, “Leli-17” sh.p.k, “Pupa Services” sh.p.k”, “RSI & T Group”sh.p.k, “Froggy”sh.p.k, akuzuar për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a e 25 i Kodit Penal.
Nga aktet e administruara gjatë hetimit të këtij procedimi penal, ka rezultuar se në lidhje me kontratën e koncesionit nr.5553/5 prot., datë 24.10.2016, “Për ndërtimin e administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”, lidhur mes Autoritetit Kontraktor Ministria e Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., me vlerë 32 831 440.85 (tridhjetë e dy milion e tetëqind e tridhjetë e një mijë e katërqind e dyzet) euro, me TVSH, janë evidentuar faktet penale në fazën e ndjekjes së procedurës për dhënien e koncesionit, si dhe në fazën e zbatimit të kësaj kontrate koncesioni, si më poshtë:
Së pari, nga hetimet ka rezultuar e provuar se në procedurën e dhënies së koncesionit dhe në lidhjen e kontratës me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”, nga anëtarët e komisionit Pëllumb Abeshi (Ish Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Politikave të Mjedisit dhe Jetësimit të Prioriteteve në Ministrinë e Mjedisit), anëtarët Azem Shatëri (Drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit në Bashkinë Fier), Florjan Muçaj (Administrator i Përgjithshëm i Bashkisë Fier), Erjon Murataj (Specialist ATRAKO), Sabina Cenameri (Specialiste në Drejtorinë e Mjedisit), në bashkëpunim me Ish Ministrin e Mjedisit Lefter Koka, janë kryer veprime në kundërshtim me nenet 18, 21, 22, 24, 31, 32, të ligjit nr.125/2013 “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat”, i ndryshuar, në kundërshtim me nenet 27, 38 të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, në kundërshtim me nenin 8 të VKM nr.914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar.
Së dyti, në lidhje me procedurën e shpronësimit të pronës ku do të ndërtohej Inceneratori i Fierit, pasuria nr.1, ZK.2636, Vol.10, Fq.63, lloji i pasurisë “tokë arë”, me sipërfaqe 111 564 m2 , nga hetimet kanë rezultuar të dhëna për veprime të kundraligjshme të Kryetarit të Komisionit të Shpronësimit, Pëllumb Abeshi në bashkëpunim me Ish Ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe Ish Sekretarin e Përgjithshëm të Mjedisit, Alqi Bllako, të cilët kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, duke paraqitur dhe propozuar pranë Këshillit të Ministrave projektvendimin dhe relacionin për shpronësim për kategorinë e pronës “tokë truall”, ndërkohë që rezulton e provuar se prona është “tokë arë”. Mbi bazën e këtij dokumentacioni me vendimin e Këshillit të Ministrav nr.951,datë 28.12.2016, është vendosur shpronësimi i pronës ku do të ndërtohej inceneratori në shumën 46 299 060 (dyzet e gjashtëmilion e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëdhjetë) lekë. Si rrrjedhojë, ka rezultuar një dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në vlerën 16 288 344 (gjashtëmbëdhjetë milion e dyqind e tetëdhjetë e tetë mijë e treqind e dyzet e katër) lekë. Veprimet dhe mosveprimet e personave të mësipërm janë në kundërshtim me VKM nr.89, datë 03.02.2016, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, VKM nr.584, datë 28.8.2003 “Për Miratimin e Rregullores së Këshillit të Ministrave”, Kreu II, “Nisma për Projektaktin”, pika 3 dhe 4 e saj.
Së treti, nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se nga shoqëritë “Integrated Technology Waste Treatment Energy” sh.p.k., (shoqëria që ka përfituar koncesionin) dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k., (shoqëria që ka zbatuar punimet për ndërtimin e objektit të koncesionit) janë pranuar fatura tatimore shitjeje dhe janë paguar detyrimet financiare për këto fatura tatimore për disa shoqëri të tjera, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer. Shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., ka deklaruar në librin e blerjes faturat tatimore të shitjeve nga disa shoqëri të tjera në total në vlerën vlerën e përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 146,083,071 (njëqind e dyzet e gjashtë milion e tetëdhjetë e tre mijë e shtatëdhjetë e një) lekë.
Gjatë hetimeve ka rezultuar e provuar se shuma monetare 146,083,071 lekë që i është faturuar shoqërisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier”sh.p.k., dhe që është paguar më pas nga kjo shoqëri, përbëjnë përfitime materiale të parregullta që i janë dhënë të pandehurit Lefter Koka, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., në zhvillimin e procedurës së dhënies së koncesionit dhe në lidhjen e kontratës së koncesionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”.
I pandehuri Klodian Zoto, në cilësinë e aksionerit tek shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, si dhe të pandehurit Arenc Myrtezani dhe Loran Dusha, në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit.
Këto pagesa të përfitimit të parregullt janë bërë nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, nëpërmjet transaksioneve fiktive në drejtim të shoqërive “Pivot 04” sh.p.k, me administrator shtetasin Arbër Denizi, “Sili” sh.p.k, me administrator shtetasin Silvestër Driza, “J.P.Y”sh.p.k, me administrator shtetasin Juri Ymeraj.
I pandehuri Lefter Koka, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, ka kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëria e koncesionit “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, përfitime të parregullta monetare, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skeme fiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë koncesionare, duke përdorur disa shoqëri të tjera të kontrolluara në mënyrë të tërthortë prej tij, të kontrolluara prej personave familjarë të tij, si dhe të kontrolluara prej subjekteve tregtare në zotërim të tij. Marrja e përfitimeve është realizuar nëpërmjet skemës fiktive të kryerjes së punimeve dhe të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit.
Së katërti, nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se nga ana e të pandehurit Alqi Bllako, gjatë kohës që ka shërbyer në fillim me funksionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i AKUM, është favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, kundrejt propozimit dhe marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë. Kjo vlerë përfitimi është siguruar në trajtën e pagës së dhënë babait të tij, Edmond Bllako, duke e paraqitur si i punësuar “Drejtor Kantieri” tek shoqëria koncesionare e ndërtimit të Inceneratorit të Tiranës “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, në pagën mujore 6000 (gjashtë mijë) euro, pagesa të realizuar për periudhën tetor 2018 deri në janar 2020.
Së pesti, nga hetimet ka rezultuar e provuar se nga Autoriteti Kontraktor (Ministria e Mjedisit në fillim dhe më pas Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) deri në datën 30.06.2022, janë bërë pagesa në drejtim të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, në shumën 4, 202, 967, 084 (katërmiliard e dyqind e dy milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e tetëdhjetë e katër) lekë.
Rezulton se nga ana e të pandehurit Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, në bashkëpunim me të pandehurin Arenc Myrtezani, administrator i kësaj shoqërie, janë pasqyruar dhe përdorur situacione të falsifikuara në vlerën 4,000,000 (katër milion) Euro, për shërbime që nuk janë kryer, vlerë e paguar nga Autoriteti Kontraktor dhe e përfituar në sajë të mashtrimit nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k.
I pandehuri Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, ka miratuar dhe më pas pasqyruar/dorëzuar pranë Autoritetit Kontraktor, Ministrisë së Mjedisit/Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, situacione për punime fiktive të shoqërisë koncesionare, për shërbime që nuk janë kryer dhe pajisje që nuk janë realizuar në zbatim të kontratës koncesionare, ku në sajë të mashtrimit janë siguruar përfitime për shoqërinë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, në vlerën 4,000,000 (katër milion) Euro, veprime në kundërshtim me ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimin e Këshillit të Ministrave, nr.3, datë 15.02.2001 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar.
Së gjashti, nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se nga ana e të pandehurit Alqi Bllako, gjatë kohës që ka shërbyer në fillim me funksionin e lartë shtetëror, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, kundrejt propozimit dhe marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë. Kjo vlerë përfitimi është siguruar në trajtën e pagës së dhënë babait të tij, Edmond Bllako, duke e paraqitur si i punësuar “Drejtor Kantieri” tek shoqëria koncesionare e ndërtimit të Inceneratorit të Tiranës “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, në pagën mujore 6000 (gjashtë mijë) euro, pagesa të realizuara për periudhën tetor 2018 deri në janar 2020.
Rezulton se të pandehurit Giuseppe Ciaffaglione dhe Arjola Kodra, të cilët në cilësinë e administratorit të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” (ku edhe këtu i pandehuri Alqi Bllako ka patur rolin e tij në funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit) nëpërmjet veprimeve të kundraligjshme të tyre, e kanë pasqyruar si të punësuar shtetasin Edmond Bllako, duke bërë pagesa fiktive për këtë shtetas, ndërkohë që rezulton e provuar se këto pagesa janë përfitime të parregullta nga i pandehuri Alqi Bllako.
Së shtati, ka rezultuar e provuar se të pandehurit Alqi Bllako, Arben Dervishaj dhe Etleva Kondi, kanë marrë përfitime të parregullta nga i pandehuri Klodian Zoto, që kanë konsistuar në përfitime të vlerës së udhëtimeve private për jashtë shtetit, biletës së avionit, qëndrimit në hotel, biletë e ndeshjes së futbollit në një stadium në Itali.
Këto përfitime të parregullta janë dhënë nga i pandehuri Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare përfituese të Inceneratorit të Fierit, “Integrated Technology Waste Treatment Fier”, sh.p.k, në kohën kur i pandehuri Alqi Bllako (gjatë zhvillimit të procedurës së koncesionit) ka ushtruar funksionin e lartë shtetëror të Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe më pas në fazën e ndjekjes së zbatimit të kontratës koncesionare me funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm në Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve. E pandehura Etleva Kondi e ka marrë përfitimin e parregullt në kohën kur ajo ishte anëtare e dhënies së koncesionit, ndërsa i pandehuri Arben Dervishaj, në kohën kur ka ushtruar funksionin e mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare.
Së teti, nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se të pandehurit Klodian Zoto, Arenc Myrtezani, Regan Merdani, Gentian Zifla, Enver Sheshi, Robert Shabani, kanë organizuar dhe vënë në funksionim skemat mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar, me qëllim fitimin material për llogari të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, që ka konsistuar në përfitimin e kreditimit të tatimit mbi vlerën e shtuar.
Rezulton e provuar se gjatë periudhës 01.03.2017-01.05.2017, shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, ka realizuar blerje fiktive nga shoqëritë “Best Services” sh.p.k, me përfaqësues ligjor Robert Shabani, “Froggy”sh.p.k, me administrator Regan Merdani, “Frogy 03” sh.p.k, me përfaqësues ligjor Robert Shabani, “Itneg”sh.p.k, me administrator Gentian Zifla; “Leli-17”sh.p.k, me administrator Enver Sheshi; “Pupa Services” sh.p.k, me përfaqësues ligjor Regan Merdani; “R.B-General Servis”sh.p.k, me përfaqësues ligjor Regan Merdani dhe “R.S.I&T Group”sh.p.k, me administrator Robert Shabani, në vlerën totale 359,490,120 (treqind e pesëdhjetë e nëntë milion e katërqind e nëntëdhjetë mijë e njëqind e njëzet) lekë.
Nga hetimi ka rezultuar se nga kreditimi i TVSH-së, bërë nëpërmjet faturimeve fiktive, i është shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit, në vlerën totale 59,915,020 (pesëdhjetë e nëntë milion e nëntëqind e pesëmbëdhjetë mijë e njëzet) lekë.
Gjatë hetimit është vendosur masë e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë e të pandehurve Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Klodian Zoto, që kanë përfituar në mënyrë të parregullt, me qëllim kërkimin e konfiskimit të vleftës së përfituar në mënyrë të parregullt.
Pas kërkesës së bërë nga organi procedues, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.134, datë 28.03.2022, ka vendosur:
Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për personin juridik “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k, me Nipt L62205045F, me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me të gjitha pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të tij.
Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për personin juridik “Integrated Technology Services” sh.p.k, me Nipt L02302032C, me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të tij.
Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasurinë në zotërim të shtetasit Lefter Koka, nr. 26/212/ND-34, Vol 51, Fq.179, ZK.8512, lloji “Njësi”, me sipërfaqe 1140 m2, nr.26/212/ND-N-4, Vol.49, Fq.58, ZK.8512, lloji i pasurisë “Njësi”, me sipërfaqe 789 m2, nr.26/212/ND-N-2, Vol.49, Fq.56, ZK.8512, lloji i pasurisë “Njësi”, me sipërfaqe 789 m2, nr.26/212/ND-N-35, Vol.51, Fq.180, ZK.8512, lloji i pasurisë “Njësi”, me sipërfaqe 626.8 m2. Këto pasuri ndodhen në objektin “Pistë në det”, me një vlerë ekuivalente që përmbush vlerën e përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 146,083,071 (njëqind e dyzet e gjashtë milion e tetëtëdhjetë e tre mijë e shtatëdhjetë e një) lekë.
Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasurinë në zotërim të shtetasit Edmond Bllako, me nr.2/373+1-77, Vol.4, Fq.84, ZK.8280, lloji i pasurisë “apartament”, me sipërfaqe 99.48 m2, me adresë: Rruga Elbasanit, Shk.1, K.11, Ap.77, me vlerë sipas kontratës shitblerjes në shumën 144,246 Euro, që përmbush vlerën ekuivalente të përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë.