MENU
klinika

31-vjeçari e goditi me grusht

Sulmi ndaj Berishës, Meta: Rama porositi atentatin mafioz

08.12.2022 - 20:07

Njëjtë si Sali Berisha edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se sulmi me grusht në protestë ndaj ish-kryeministrit është porositur nga kreu i qeverisë Edi Rama.

“Nuk ka patur ide për të krijuar probleme nga opozita. Qeveria ka qenë e vetmja që i ka fryrë idesë së konflikteve, provokimeve. Opozita ka vepruar në mënyrën më paqësore, demokratike. Kështu veproi përgjatë manifestimit. S’kishte qëllim për të krijuar tension të panevojshme, kur Tirana ishte vend i mikpritjes së një samiti. Shqetësimet që ngritëm i kishim në raport me qeverinë tonë. Qëndrim ndaj një vendi që prodhon qytetarë për gomonet e La Manshit. Është një inskenim mafioz, që ngarkon me përgjegjësi Edi Ramën që vuri në direkt në punë makinerinë e propagandës. Vetëm qeveria mund ta vendosë në dispozicion. Të gjithë e kanë të qartë se kush janë autorët dhe në ca shteti jetojmë”, tha Meta.

Sipas Metës, ky sulm ndaj Berishës është bërë me qëllim nga Rama në mënyrë që të provokonte opozitën që situata të dilte jashtë kontrollit.

“Ngjarja mund të kishte vajtur edhe në drejtime të tjera, sipas atyre që do kishte dëshiruar Rama të reagonte opozita. Autori është vetëm një, Rama është porositësi i këtij atentati kundër Berishës, gjuha  e tij e dhunës dhe gjithë mjetet që ka pasur në dispozicion në mënyrë të paligjshme. Skenar shumë i lexueshëm për ne dhe tashmë i dështuar”, tha Meta në Report Tv.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Gerti Shehu është agjent i policisë kriminale”

Berisha pasi u godit me grusht: Gjithçka e përgatitur

Gerti Shehu dyshohet se shërbente si agjent i Policisë Kriminale

Kush është i riu nga Tepelena që dhunoi Sali Berishën!

"Raportin mjeksor e kam lëshuar unë, ka sjellje agresive"

Goditi me grusht në fytyrë Berishën, flet doktori i Gert Shehut