MENU
klinika

Botërori 2022

Surpriza më e madhe, Maroku në gjysmëfinale

10.12.2022 - 18:58

Surpriza më e madhe e Botërorit erdhi në çerekfinalen e parafundit, teksa për herë të parë në histori një skuadër afrikane arrin në gjysmëfinale, Maroku mposhti 1-0 Portugalinë dhe kalon në katër më të mirat e Katar 2022.

Pjesa e parë pati një ritëm të pabesueshëm, me afrikanët që nuk kishin jyrë në fushën e lojës për t’u mbrojtur dhe këtë e vërtetuan në minutën e 42-të kur En Nesyri realizon me kokë, ku një pjesë të fajit ka edhe portugez pas daljes së gabuar.

Menjëherë reagojnë luzitanët dhe Bruno Fernandes trondit traversën me një gjuajtje të kalibruar. Portugezët pretendojnë edhe për penallti, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari kryesor.

Sa nis e dyta, marokenët kanë mundësinë më të mirë të shënojnë edhe goli e dytë, por portugezët janë me fat. Pastaj në fushë janë vetëm portugezët.

Ronaldo hyn në fushë në minutën e 51-të e më pas edhe Leao. Ramos, Fernandes, Felix patën tre mundësi të mira shënimi, ndërsa nga ana tjetër Maroku është i pafuqishëm të ndërtojë kundërsulmin vrastar, edhe pse tentoi në 2-3 raste. Ronaldo në 91’ pati mundësinë të barazonte sfidën, por portieri maroken pret me siguri.

Marokenët mbesin me 10 lojtarë në 93’, teksa Chedira merr të dytin të verdhë. Maroku pati mundësinë e artë në 96’ të mbyllte sfidën, por gabim i pafalshëm i sulmuesit. Por gjithsesi, pas 8 minutash shtesë, triumfon Maroku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN