MENU
klinika

Analiza lidhur me situatën e tensionuar

Tensionet në veri, Nazarko: Kosova duhet të flasë njëzëri

12.12.2022 - 10:44

Analisti Mentor Nazarko, duke folur në emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, ka bërë një analizë në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Ai tha se është një lajm i mirë që e gjithë politika në Kosovë është në unison në qëndrimet që mban.

Por sipas Nazarkos tashmë është detyrë e qeverisë që të ngrejë një komision të përbashkët ku të gjitha palët të japin idetë dhe mendimet e tyre se di duhet vepruar, pasi opozita jo gjithmonë mund të jetë në të njëjtën vijë me vendimet e marra nga mazhoranca.

“Veprimi i opozitës apo qasja e opozitës është e duhura. Kosova politike, e partive dhe parlamentare do të duhet të jenë në të njëjtën gjatësi vale përballë këtij zhvillimi. Thënë këtë qeveria duhet të krijojnë një lloj mekanizmi ku duhet të përfshihen qëndrimet dhe të konvergjohet në lidhje me këtë situatë. Fakti që opozita do duhet të ruajë unitetin me qeverinë, nuk do të thotë që çdo vendim që merr qeveria ajo ta zbatojë. Kosova duhet të flasë njëzëri”, tha Nazarko.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN