MENU
klinika

Ngjarja në Ersekë

Vdiq nga dhimbjet e dhëmballës, ja dyshimet e të afërmve të të riut

24.12.2022 - 12:03

Ditën e djeshme një ngjarje e dhimbshme ndodhi në Kolonjë, ku një 32-vjeçar humbi jetën si pasojë e problemeve me dhëmballën.

Pas rrëfimit rrëqethës të dy prindërve të Gent Isait, janë prononcuar për mediat edhe të afërmit e tij, të cilët shpehen se dyshojnë që ilaçet mund t’i kenë bërë reaksion.

 “Po bënte dy ditë i sëmurë, me dhimbje dhëmballe, ishte enjtur. Dje ishte në Ersekë kishte marrë mjekime dhe ishte kthyer në shtëpi,. I kishte pirë ilaçet dhe ishte mirë, në ballkon i tha të ëmës “ku po shkon.

E ëma u kthye nga lopa, hyri brenda, e gjeti të shtrirë në divan kishte mbaruar. Ajo kishte njoftuar në fshat, ata njoftuan ambulancën. Pastaj rrugës… Ai nuk kishte pirë. Reaksion, se t’i pish ato dhe të ikësh nga dhëmballa. Ishte i martuar, por është ndarë. Ne presim të mësojmë nga se i erdhi. Ne dyshojmë për reaksion ilaçesh. Kanë përgjegjësi se ai ndoshta ishte për shtrim. Kishte enjtje, infeksion, i kishte marrë edhe qafa. Kishte dy ditë, dje e kishte të tretën që mori mjekime.”- tha një i afërm i 32-vjeçarit.

Sekuestron telefonat e dy punonjësve të prokurimeve

BKH fut në skaner zyrtarët e Bashkinë së Elbasanit

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan