MENU
klinika

“Një burrë i vërtetë godet me grusht në fytyrë”

Zelensky: Që nesër jam gati për një ndeshje boksi me Putinin

20.12.2022 - 12:25

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shprehur i gatshëm të marrë pjesë në një ndeshje boksi me Putinin.

“Gjithmonë gati. Nesër, nuk do të më interesonte. Atëherë do të ishte samiti i fundit për presidentin e Federatës Ruse”, tha Zelensky duke qeshur për kanalin televiziv francez TF1.

Pyetja erdhi pasi gazeta Le Monde raportoi se presidenti francez Emmanuel Macron i kishte thënë Putinit se do të stërvitej në boks, shkruajnë mediat e huaja.

“Një burrë i vërtetë, nëse dëshiron t’i thotë diçka dikujt, godet me grusht në fytyrë. Ai e bën vetë dhe nuk dërgon asnjë ndërmjetës”, kishte thënë më herët Putin.

Kujtojmë se lufta në Ukrainë vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti dhe Rusia është përqendruar në goditjen e infrastrukturës energjetike të vendit, duke lënë mijëra ukrainas në terr.