MENU
klinika

Gjyqtarët dhe prokurorët që përfaqësojnë 6 institucionet e drejtësisë

Zgjidhen me short 9 anëtarët e KED, Sandër Simoni do jetë kryetar!

05.12.2022 - 13:53

Janë përzgjedhur sot me short 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të zhvillojë veprimtarinë e tij përgjatë vitit 2023. Ndërsa sipas ligjit, kryetar i KED do të jetë Sandër Simoni, si përfaqësues në Gjykatën e Lartë.

Shorti u hodh në ambientet e Presidencës, ndërsa gjatë kësaj procedure morën pjesë Avokatja e Popullit, në cilësinë e vëzhguesit, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese si dhe nga dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri dhe OPDAT.

Nga hedhja e shortit u përzgjodhën si anëtarë të KED:

1- Altin Binaj Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

2- Fjona Papajorgji Gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

3- Sandër Simoni Gjyqtar në Gjykatën e Lartë

4- Arqilea Koça Prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme

5- Fuat Vjerdha Gjyqtar në Gjykatat e Apelit

6- Engert Pëllumbi Gjyqtar në Gjykatën e Apelit

7- Arta Marku Prokurore nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

8- Gjon Fusha Prokuror nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

9- Enerjeta Shehaj (Deraj) Gjyqtare nga Gjykatat Administrative

Përveç nëntë anëtarëve, në përputhje me përcaktimet ligjore, shorti përcaktoi edhe gjashtë anëtarët zëvendësues të KED, si më poshtë:

1- Vitore Tusha Gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

2- Albana Boksi Gjyqtare në Gjykatën e Lartë

3- Alma Muça Prokurore nga Prokuroria e Përgjithshme

4- Genti Shala Gjyqtar në Gjykatat e Apelit

5- Moisi Duda Prokuror nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

6- Elda Vrioni Gjyqtare nga Gjykatat Administrative

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) është organ i pavarur, i parashikuar në Kushtetutë, që kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe vlerëson kriteret profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. KED përbëhet nga nëntë anëtarë, të përzgjedhur me short nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Roland Qafoku

SPAK mes PD dhe PS