MENU
klinika

Me ftesë të Lefter Gështenjës

23 deputetë të PD mblidhen në darkë në Pogradec, i pranishëm edhe Alibeaj

19.01.2023 - 17:30

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike janë mbledhur mbrëmjen e djeshme në një darkë. Më ftesë të deputetit Lefter Gështenja, 23 deputetë janë mbledhur në një darkë në qytetin e Pogradecit, i pranishëm edhe kreu i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj.

Mes të pranishmëve, ishin edhe Kreshnik Çollaku, Flutura Açka e Oriola Pampuri. Por bëhet me dije se në këtë darkë nuk mori pjesë asnjë deputet nga grupi mbështetës i Sali Berishës.

Nuk është e qartë nëse ka patur ftesë dhe ata nuk kanë pranuar,  apo nuk janë ftuar në këtë darkë, gjithsesi kjo mbetet për t’u parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN