MENU
klinika

Veriu i Kosovës

“600 burra u dërguan për trajnim ushtarak në Serbi”

03.01.2023 - 15:13

Një prej njohësve më të mirë të politikave në Ballkanin Perëndimor, Tim Judah, i ka kushtuar një shkrim të gjatë situatës së krijuar në veri të Kosovës, dhe mundësisë së arritjes së një marrëveshjeje mes Prishtinës e Beogradit, e cila të stabilizonte relatat dypalëshe.

“A do të marrë fund ndonjëherë lufta e Kosovës?”, është titulli i shkrimit të tij, ku përcillen dhe disa detaje të panjohura më vonë.

Judah thonë se nga kontaktet me banorët e zonave veriore, ka mësuar se vitin e kaluar, 600 burra ishin dërguar për trajnim ushtarak në Serbi. Gazetari shton se vendasit atje thjesht duan “jetë normale”, por nuk dihet sesa do të jetë e mundur një gjë e tillë.

Sipas Judah-s, ka dhe një çështje tjetër që mund të vështirësojë arritjen e një ujdie. Një pjesë e madhe e problemit është personale, shprehet ai. Vuçici dhe Kurti e përçmojnë njëri tjetrin, vazhdon analisti i cili kujton se kur presidenti aktual serb ishte ministër, Kurti ishte i burgosur politik në burgjet e Serbisë.

Tim Judah është korrespondent i The Economist për Ballkanin dhe autor i disa librave për Kosovën e rajonin. Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve që në vitin 2011. Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por zbatimi i shumicës së tyre në terren ka ngecur në vendnumëro.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!