Kur kanë kaluar një muaj nga protesta e 6 dhjetorit, kur edhe Berisha u dhunua, ai ka paralajmëruar një tjetër protestë. Në një intervistë për Syri Tv, kreu i PD u shpreh se protesta do të ketë para zgjedhjeve të 14 majit.
Ai tha se rrëzimi i kryeministri Rama është alternativa e vetme, ndërsa u shpreh se misioni është përmbysja e regjimit.
Berisha: Rrëzimi i Ramës është alternativa në çdo kohë. Ky është revolucion. Ata që nuk e kuptojnë bëjnë gabim. Ky i ka të gjitha mjetet në fushë. Fushatën, betejën, protestën të gjithë.
Pyetje: Mund të ketë protesta para zgjedhjeve?
Berisha: Absolutisht po, mund të ketë protesta për një javë për dy javë. Misioni është përmbysja e një sistemi monist.
Berisha foli edhe për një fitore bindëse në zgjedhjet e 14 majit: “Fitore në mbarë vendin, se si do jetë fitorja nuk flas me shifra unë, unë flas për cilësi dhe sasi, por jo numra”.