MENU
klinika

“Nuk ekziston Alibeaj, ai bën lojën e Ramës”

Berisha tregon nëse do e mbështesë Salianjin si kryetar të grupit parlamentar

12.01.2023 - 22:23

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur edhe njëherë për përjashtimin e 4 deputetëve demokratë nga grupi parlamentar i PD-së. Në një intervistë për Syri Tv, Berisha tha se ky ishte një akt personal i Enkelejd Alibeaj, i cili, sipas tij, është nën urdhrat e Edi Ramës.

Berisha tha se në betejën opozitare, Alibeaj nuk ekziston, teksa e gjtihë përballja është me kryeministrin.

I pyetur për nismën e deputetëve të PD për të zëvendësuar Alibeajn me Salianjin si kryetar të grupit parlamentar, Berisha tha se mbështet çdo individ që duan demokratët.

Berisha: Kjo parti nuk ka asgjë për të fshehur me elektoratin shqiptar. Ka 1,2,3 persona që shkelmojnë mbi veten e tyre dhe bëjnë lojën e Edi Ramës. Ata nuk janë parti. Nuk përfaqësojnë asgjë përveçse Edi Ramës. Gjykata e këtij vendi, ka vendosur për Kuvendin e 11 dhjetorit. Në botë, nuk ka vend në të cilin ai vendim nuk regjistrohet në regjistër përveçse në Tiranë, me urdhër të Edi Ramës. Ky është ligji.

Që kur shoqëritë kanë vendosur që partitë të regjistrohen në gjykatë. Kjo ndodh në vendet demokratike. Në vendet jo demokratike, partitë regjistrohen në ministri. Është një pëërpjekje e Edi Ramës për të asgjësuar Partinë Demokratike. Gjykata ka vendosur. Ai vendim nuk mund të ndalohet për t’u regjistruar.

Berisha: Sali Berisha do pranojë atë që pranojnë deputetët e PD-së.

Çim Peka: Alibeaj thotë se këta deputetë nuk kërkuan ndjesë. Por firmat e tyre për të vendosur Salianjin, duket si një falje për ngjarjen e Janarit.

Berisha: S’ka asnjë lidhje me janarin e vitit të kaluar. Alibeaj është mjeran që përdoret nga Rama dhe dirigjohet nga Taulant Balla në Kuvend. Opozita është në përballje me Edi Ramën, nuk ekziston Alibeaj.