MENU
klinika

"Do shtonte përçarjet dhe do thellonte ndasitë"

Abazoviç i del në përkrahje Kurtit: S’duhet të ketë Asociacion në baza etnike

29.01.2023 - 20:53

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i ka dalë në mbështetje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Sipas tij nuk duhet tw ketw asociacion me baza etnike.

I pyetur në lidhje me mendimin e tij për Kurtin, theksoi se për të ka mendim pozitiv, madje shtoi se ka edhe simpati për luftën e tij kundër korrupsionit. Më tej veçoi se mbështet qasjen qytetare të Kurtit në Kosovë, sidomos në lidhje me problemet aktuale me të cilat po përballet. Abazoviç u shpreh se e përkrah idenë e Kurtit në çështjen e asociacionit të komunave serbe, e cila sipas tij, nuk duhet të jetë e përkufizuar në baza etnike, kjo pasi do shtonte përçarjet dhe do thellonte ndasitë.

Ai përfundoi se në Kosovë nuk mund të ketë komuna të cilat janë serbe apo shqiptare, pasi ato të gjitha janë të barabarta si komuna të cilat u takojnë qytetarëve pa dallim. Sipas këtij arsyetimi, kjo qasje e Kurtit është pozitive për rajonin.

31 Janari pritet të jetë dita e bisedimeve Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, por kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk është ftuar nga ambasada amerikane. Në një intervistë për RTK2, kreu i qeverisë së Kosovës, ka thënë se nuk ka marrë ndonjë argument të qëndrueshëm për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.