MENU
klinika

"Do ju hedh në erë të krishterë ortodoksë"

Alarmi në Greqi, kërcënim me bombë në aeroporte dhe spitale

27.01.2023 - 14:09

Një kërcënim për eksploziv ka alarmuar autoritetet greke ditën e sotme.

Një person ka kërcënuar se do hidhte ne erë aeroportin dhe 6 spitalet në Greqi “Eleftherios Venizelos”, “Agia Sophia” dhe “Gennimatas”, duke i dërguar policisë dy e-maile në gjuhën angleze.
Mediat greke raportojnë se burri i dërgoi Komisariatit të Policisë dy e-mailet rreth orës 6:30, ndërsa thuhej se në aeroport dhe katër spitale janë vendosur mina.

“Nëse nuk e liron mikun tim do të hedh në erë të gjithë ju të krishterët ortodoksë”, shkruhet në email.

Autoritetet kanë kryer menjëherë kontrollin, por nuk është gjetur asgjë.