MENU
klinika

Pas 12 vitesh në skenë!

Albano Bogdo njofton tërheqjen “e përjetshme” nga ekranet!

18.01.2023 - 11:28

Albano Bogdo është një prej aktorëve më të njohur të humorit në vendin tonë. Prej shumë vitesh ai ka qenë pjesë e ekraneve shqiptare me progarme humori si “Apartamenti 2XL” apo së fundmi “Klanifornia”. Por, me sa duket diçka ka ndodhur dhe aktori ka marrë një vendim të prerë.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, Albano ka lajmëruar tërheqjen e tij “të përjetshme” nga ekrani, pa ndonjë sqarim tjetër.

“Duke ju falenderuar të gjithëve për komplimentet por edhe për vërejtjet gjatë këtyre 12 viteve, po ju njoftoj tërheqjen time të përjetshme nga ekranet”– ka shkruar Albano.


Albano ka realizuar disa kohë më parë një intervistë për “Glamour Zone” në Rtv Ora, ku përpos tjerave ka ndarë një histori të çuditshme në lidhje me jetën e tij personale.

Bogdo ka treguar se vdes për shoqet e të dashurës, madje nuk shqetësohet fare edhe nëse ajo i merr vesh tradhtitë e tij.

Biseda:

Albano Bogdo: Vdes për shoqet e të dashurës, mbaroj. (qesh)

Moderatorja: Mos më thuaj që e ke bërë këtë gabim..

Albano Bogdo: Gabim mund të të duket ty, por për mua ka qene një mrekulli. (qesh)

Moderatorja: A e zbuloi vajza? Se femrat flasin me njëra-tjetrën.

Albano Bogdo: Ti nuk e di për kë e kam fjalën unë, as ajo nuk ka nga ta dijë. Pastaj edhe nëse do ta zbulonte më plasi t*api mua, nuk do vrasim veten (qesh).

Më herët Albano është shprehur se e urren faktin që është i famshëm dhe nuk do një partnere të famshme. Aktori u shpreh se femra më e bukur shqiptare për të është nëna e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja vajza që i ka vjedhur zemrën!

E pranoi! Albano Bogdo, i dashuruar!

“Do të kujtoj deri në frymën e fundit”

Ditë zie/ Albano Bogdo humb njeriun e zemrës