MENU
klinika

Përjashtimi i 4 deputetëve nga grupi parlamentar

Alibeaj: Drejtues i PD-së jam unë, përfaqësoj të gjithë ata që kanë…

12.01.2023 - 16:30

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se ai është kryetari i PD-së, pas dorëheqjes së Lulëzim Bashës nga ky pozicion.

Komentet Alibeaj i bëri nga Saranda, ku shtoi se është përfaqësuesi i të gjithë demokratëve që kërkojnë të shkëputen nga periudha mbi 30-vjeçare e politikës shqiptare.

Ai shtoi se është mësuar me etiketimet që e vendosin krahë Edi Ramës, por sipas tij, është mjaft e qartë se kush qëndron krahë kryeministrit.

“Gjej rastin të ndodhem mes demokratëve të Sarandës jo vetëm për të festuar por edhe për të diskutuar gjendjen dhe situatën politike së pari në Sarandë, sfidat që na presin, por edhe për zhvillimet lart në qendër. Unë jam drejtues i PD pas shkëputjes së Lulzim Bashës.

Unë jam përfaqësues i gjithë atyre demokratëve që kanë vendosur të shkëputen nga periudha tridhjetë e ca vjeçare e politikës shqiptare. Unë e kuptoj fare mirë hallin e atyre që herë pas here bëjnë këto lëvizje agresioni. Eshtë hall i Sali Berishës dhe Edi Ramës. Jam mësuar tashmë me këto etiketime duke më venë në krah të Edi Ramës. Media e ka bërë publike se kush ka qenë bashkë me Edi Ramën. Ata që janë bashkë kanë arsye hallet e tyre personale.

Unë nuk kam asnjë hall, jam fare mirë e ndjehem lirshëm në këtë pozicion politik e angazhim që kam treguar gjatë gjithë kësaj kohe të jetës time politike aktive. Ata që janë bashkë kanë një arsye pse janë bashkë, kane halle, halle personale, hallet personale të tyre tregojnë që ata janë bashkë. E kanë treguar shume episode gjatë kësaj periudhe se kush është bashkë”, është shprehur Alibeaj.

Alibeaj shtoi mes të tjerave se është dakord që demokratët të shkojnë bashkë në zgjedhjet e 14 majit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Dëbohen” mbështetësit e Berishës

Alibeaj përjashton nga grupi parlamentar 4 deputetë

Shkarkimi i ish kryetarit Berisha nga forumet

VOA: Vazhdojnë tensionet në Partinë Demokratike