Një luftë bërthamore është më afër se kurrë dhe SHBA është gati të ndërhyjë.
Ushtria e Koresë së Jugut bëri me dije se Koreja e Veriut ka lëshuar tri raketa balistike drejt detit lindor në Gadishullin Korean pikërisht në fund të vitit 2022. Adresa e saktë ku u lëshuan këto raketa ishin provinca Havnge në jug të kryeqytetit, Phenjan. Raketat fluturuan në një letërsi prej 100 kilometrash në një distancë prej 350 kilometrash. “Lëshimet e raketave balistike nga Koreja e Veriut janë provokim i madh që minojnë paqen dhe stabilitetin në Gadishullin Korean, por edhe në mbarë komunitetin ndërkombëtar”, tha ushtria jug koreane, duke shtuar se këto testime përbëjnë shkelje flagrante të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Komanda amerikane në Indo-Paqësor tha se raketat e fundit të lëshuara nga Veriut, nuk paraqitën rrezik të menjëhershëm për personelin ushtarak amerikan që gjendet në këtë zonë, e as për aleatët e Uashingtonit.
Nga ana tjetër mediat lokalet koreane bënë me dije se Seuli përfundoi këtë jave me sukses fluturimin testues të mjetit hapësinor me qëllim forcimin e aftësive të tij të zbulimit dhe vëzhgimit special.
Pa përfshirë raketat e fundit, Koreja e Veriut gjatë këtij viti ka lëshuar afër 70 raketa balistike, përfshirë edhe tetë raketa balistike ndërkontinentale.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, deklaroi se SHBA është e vendosur të mbrojë deri në fund Korenë e Jugut kundër nga çdo veprimi të dhunshëm, përfshirë edhe sulmin bërthamor të Koresë së Veriut. Në një konferencë për mediat ajo nënvizoi se dy liderët në vend të stërvitjeve në fjalë u kanë dhënë udhëzime qeverive të tyre për të rritur më shumë përgatitjet e mbrojtjes së përbashkët, të bazuar në strategjinë “e zgjeruar parandaluese” të SHBA-së.”SHBA-ja është plotësisht e përkushtuar ndaj aleancës dhe e gjithë forca mbrojtëse e vendit siguron parandalim të zgjeruar ndaj Koresë së Jugut”, deklaroi Jean-Pierre.
Më tej ajo u shpreh se “pas bisedimeve në Kamboxhia, Biden dhe Yoon u dhanë ekipeve të tyre detyrën për kundërpërgjigje efektive dhe bashkëpunuese ndaj një sërë skenarësh, duke përfshirë edhe përdorimin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut”.
Presidenti i Koresë së Jugut, YoonSuk-yeol, tha çdo provokim i Koresë së Veriut duhet të përballet pa hezitim me hakmarrje, pavarësisht armëve bërthamore që ka Phenjani.Këto komente të lëshuara nga zyra e presidentit jug korean erdhën pas provokimeve të fundit në prag tëfund vitit të Koresë së Veriut.“Ne duhet të ndëshkojmë me të hakmerremi ndaj çdo provokimi të Koresë së Veriut. Ky është mjeti më i fuqishëm për të zmbrapsur provokimet”, tha Yoon gjatë një takimi me këshilltarët e tij.“Ne nuk duhet të kemi frikë apo të hezitojmë vetëm pse Koreja e Veriut ka armë bërthamore”, shtoi ai.
Koreja e Veriut ka lëshuar më shumë raketa në vitin 2022 sesa në vitet e mëparshme, duke rritur tensionet në Gadishullin Korean dhe Azinë Lindore.
Pheniani ka lëshuar mbi 90 raketa me rreze dhe lloje të ndryshme në drejtimet lindore dhe perëndimore, ndërsa në muajin nëntor të vitit 2022 lëshoi 23 raketa vetëm në një ditë.Pheniani ka kryer testim të raketës balistike edhe në orët e para të vitit 2023.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut, raketa balistike me rreze të shkurtër u lëshua nga rajoni Ryongsong.
Një raport i vitit 2016 nga monitoruesit e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara tha se Koreja e Veriut zotëron rreth 300 dronë të llojeve të ndryshme, duke përfshirë për zbulimin, praktikën e objektivave dhe luftimin.Monitoruesi vuri në dukje se dronët e gjetur në Jug përdorën pjesë të importuara nga Kina, Republika Çeke, Japonia, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut KimJong Un ka treguar publikisht interes për dronët dhe u zotua në një takim të Partisë së Punëtorëve në pushtet vitin e kaluar të zhvillojë drone të rinj zbulues të aftë për të fluturuar deri në 500 km.