MENU
klinika

Një çift po lind?

Amos dhe Dea shkëmbejnë puthjen e parë në buzë!

14.01.2023 - 12:48

Jo, nuk është një lajm që konfirmon se Amos Zaharia dhe Dea Mishel janë çifti më i ri në shtëpinë e “Big Brother VIP”, megjithatë dyshja ka shkëmbyer puthjen e parë në buzë, si pjesë e provave për rolet e skenave të filmave që duhet të realizojnë.

Edhe pse aktori dhe showgirl-i ishin duke interpretuar skenên e famshme të “The Notebook”, puthja që kulmon jo vetëm momentin, por gjithë filmin, ishte vërtetë pasionante dhe fare mirë mund të shërbejë jo vetëm si provë që janë aktorë shumë të mirë, por edhe për të çtensionuar situatën romantike mes tyre dhe të jetë një “ogur i mirë” për të ardhmen.

Në fakt, Dea dhe Amos, nisur edhe nga marrëdhënia që po krijojnë me njëri-tjetrin, shihen si çift potencial në këtë edicion të reality show-t, nga publiku dhe banorët e shtëpisë. Kjo gjë vërtetohet edhe nga brohorimat dhe duartrokitjet në momentin e puthjes.

Gjithsesi kjo mbetet puthja e dytë në shtëpi, pas asaj mes Kiarës dhe Oltës.