MENU
klinika

Zbulohet shkaku

Anija e peshkimit me tre persona në bord rrezikon mbytjen

12.01.2023 - 10:07

Kapiteneria e Portit Vlorë në orën 02:50 ka marrë njoftimin nga anija e peshkimit tip fllug me emrin “MAKAJ 0624”, me 3 persona në bord, që ka pësuar avari në sistemin elektrik të motorrit dhe nuk mund të lundrojë,  pasi i është fikur motorri.

Gjithashtu  ka futur ujë nga aksi i helikes.

Mjeti lundrues ndodhej në veri të derdhjes të lumit Seman në këto kordinata : 40° 51′ 17.7″n / 019° 17′ 54.3 edhe ka kërkuar asistencë.

Kapiteneria e Portit Vlorë ka njoftuar QNOD dhe Policinë Kufitare për situatën duke i dhënë ndihmë menjëherë mjetit.

Aktualisht mjeti po lundron i  asistuar drejt Triportit Vlorë.