Ardit Çuni, një nga pretendetët kryesorë për të fituar “Dancing With the Stars”, ka reaguar pas finales së spektaklit, ku triumfoi blogerja Sara Hoxha.
Në një shkrim të gjatë në Instastory Arditi fillimisht ka falenderuar fansat dhe publikun që e ka mbështetur. Gjithashtu ai ka falenderuar publikisht dy anëtarët e jurisë, Dalina Buzi dhe Armand Peza. Ndërkohë që për dy anëtarët e tjerë, Kledi Kadiu dhe Valbona Selimllari, nuk ka bërë komente konkret.
REAGIMI I ARDIT ÇUNIT:
“Jam i lumtur dhe krenar sepse punova fort, sepse derdha djersë për 4 muaj për të dhënë shpirtin dhe për të treguar që puna mbizotëron mbi gjithçka. Faleminderit nga zemra publikut që çdo javë me komente, me mesazhe ka treguar që më do dhe më mbështet dhe që sinqeriteti në ekran duhet dhe vlerësohet akoma. Dalina faleminderit që me komentet e tua shpeshherë më bëje me krahe e shpeshherë më jepje motivim për të qenë më i mirë! Mandi gjithmonë suportues dhe që në javën e parë pe tek unë pretendin për të fituar çmimin e madh. Për pjesën tjetër zgjedh të hesht… është me mirë kështu! Mendoj që në këtë botë kaq të egër, secili e mban vetë përgjegjësinë e veprimeve, por ka dhe nga ato raste që siç thotë populli që “turpin e hanë me bukë”