MENU
klinika

Dhunë dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur

Arrestohen tre persona në Fier

07.01.2023 - 13:03

tre persona janë arrestuar në Fier ditën e sotme për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 27-vjeçar nga Lushnja ka rënë në pranga pasi ka dhunuar me sende të forta një person tjetër. Po ashtu janë arrestuar dhe dy persona të tjerë, pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë:

DVP Fier/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kapën dhe ndaluan shtetasin Xh. J., 27 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, një shtetas tjetër. Gjatë kontrollit fizik, 27-vjeçarit iu gjetën me vete 1 thikë dhe 1 dorezë grushti metalike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit A. N., 45 vjeç, banues në Mallakastër dhe E. H., 26 vjeç, banues në Peqin, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Certifikata false për errësimin e xhamave

Procedohen 6 punonjës të DRSHTRR në Fier