MENU
klinika

"Çështja tani kaloi në SPAK, por..."

Artan Hoxha: Pse vendosëm ta publikojmë audio-regjistrimin e 21 janarit

24.01.2023 - 20:16

Gazetari Artan Hoxha ka treguar mbrëmjne e sotme arsye se përse vendosi që ta publikonte audio-përgjimin e 21 janarit, ku dëgjohej komunikimi i ish-komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendit me vartësit e tij.

Hoxha tha në një intervistë me Thimi Samarxhiun se arsyeja ishte që të vinin në lëvizje drejtësinë. Ai tha se vendimin për publikimin e regjistrimit e mori së bashku me familjarët e Aleks Nikës.

“Arritëm qëllimin primar që ta kthejmë në një çështje të debatuar 21 janarin, dhe më fund të kryhet një hetim gjithëpërfshirës dhe shterues. 4 persona të pafajshëm humbën jetën. Duhet vënë drejtësia në vend. Duhet të shërbejë si masë për protestat që do vijnë. Zgjodha ta publikoja te ty se kemi qenë bashkë në terren.

Kemi atributet e dëshmitarit okular të ngjarjes, kemi parë çfarë ndodhi. Pati tentativa për të hedhur mjegull mbi ngjarjen, ndërsa tani kemi këto detajet e reja.  Të mos gjesh dot kur vriten qytetarë mes bulevardit, hajde tani të zbulosh vrasje që ndodhin në skuta të errëta të shtetit. Çështja ime primare është të zbardhet e vërteta. Çështja tani kaloi në SPAK, në fakt duhet të kishte kaluar që në momentin kur SPAK u krijua”, theksoi gazetari.