MENU
klinika

"SPAK të marrë hetimin e çështjes"

21 janari, Spiropali: Publikimi i audio-përgjimit është fakt që bërtet për drejtësi

21.01.2023 - 10:58

Ministrja për Marrëdhëniet me Shtetin Elisa Spiropali ka deklaruar se publikimi i audio-përgjimeve nga gazetari Artan Hoxha ditën e djeshme për vrasjet e 21 janarit është një alarm që duhet vendosur drejtësi. Me anë të një deklarate për mediat, Spiropali ka theksuar se në protestën e 21 janarit nuk ka pasur vdekje aksidentale por vrasje shtetërore. Po ashtu ajo i ka bërë thirrje SPAK-ut që të marrë në dorë hetimin e çështjes.

“E dinë të gjithë që me 21 janar nuk pati vdekje aksidentale, por vrasje shtetërore. Por publikimi dje i një transkripti të një audio ku flitet për armë zjarri dhe gatishmëri për zjarr sapo protestuesit kalojnë gardhin, ndërkohë që katër dëshmitarët u vranë shumë larg gardhit të kryeministrisë kërkon reagimin e menjëhershëm të organeve të drejtësisë. Ky është një fakt i ri që bërtet shumë fort për drejtësi, në emër të viktimave, hetimeve, familjarëve dhe demokracisë së përgjakur më 21 janar. Në ditën e homazheve që sot do të bëhen me një dritëz të re shprese se drejtësia e re do hapë menjëherë hetimin e çështjes. Ne s’kemi hequr dhe s’do heqim dorë kurrë nga drejtësia për 21 janarin. Por drejtësinë e kërkojmë nga drejtësia, sot edhe më shumë, se ato zëra nga shpella e vrasjeve të asaj dite tragjike flasin vetë edhe më shumë sesa fjalët tona”, tha Spiropali.