MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Ataku kardiak, si ta njohim dhe të veprojmë

31.01.2023 - 10:57

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Ataku kardiak, si ta njohim dhe të veprojmë

Mjeku: Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve për burrat dhe gratë. Profesor Filip Krea, drejtor i Departamentit të Shkencave Kardiovaskulare të Poliklinikës “Gemelli” të Romës, jep këshilla për personat që dyshojnë për atak kardiak apo një episod koronar.

Ç’duhet bërë në rastet kur ndihesh keq?
Në prani të dhimbjes së kraharorit, këshilla e parë është që t’i afrohesh spitalit më të afërt.

Më mirë të shkosh në spital me makinë apo të telefonosh ambulancës?
E rëndësishme është shpejtësia: mund të lëvizet me makinë nëse nuk arrihet të thirret ambulanca. Duhet ditur gjithsesi se rreziku më i madh është sidomos në minutat e para që ndjekin simptomat dhe rëndesa e një infarkti nuk varet nga intensiteti i dhimbjes, ndaj duhet pasur kujdes.

Cilat janë shenjat tipike të një ataku në zemër?
Mund të variojnë shumë, por më tipikët janë një dhimbje (pak a shumë e menjëhershme) brenda kafazit të kraharorit në qendër ose pak majtas ose djathtas, që mund të kalojë në krahun e majtë (por edhe në të djathtin ose tek të dy krahët). Është si një dorë që të shtyp, edhe pse jo fort. Shenjat më të rralla janë dhimbje stomaku, futi dhe krahësh.

Personat që e kanë kaluar një atak a i njohin më lehtë simptomat?
Sigurisht, kush e ka kaluar një herë një gjë të tillë e njeh llojin e dhimbjes më lehtë sesa kush nuk është i njohur me këto lloj problemesh.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mos i neglizhoni se mund të shpëtoni jetën

Sulmi në zemër/ Simptomat paralajmëruese një muaj më parë

Nga menaxhimi i peshës tek sasia e kripës

10 hapa për një zemër të shëndetshme!