MENU
klinika

Belshi

“Bashki e vogël e kthyer në një atraksion turistik”

23.01.2023 - 12:33

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje nga qendra më e re turistike pranë liqenit të Marinës në Belsh.

Rama shkruan se kjo qendër turistike është e ideuar, ndërtuar dhe administruar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Kryeministri shton se Belshi pavarësisht se është një bashki e vogël, falë vëmendjes së qeverisë është kthyer në një destinacion turistik.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES

dhe me këto pamje të një qendre krejt të veçantë turistike, ideuar, ndërtuar e administruar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, pranë liqenit të Marinës në Belsh, një bashki e vogël që falë vëmendjes së madhe të qeverisë është kthyer në një destinacion turistik me atraksione që shtohen si ky i liqenit të Marinës, ju uroj një javë të mbarë

Sekuestron telefonat e dy punonjësve të prokurimeve

BKH fut në skaner zyrtarët e Bashkinë së Elbasanit

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan