MENU
klinika

"Ne kemi shanse shumë të mëdha"

Berisha i sigurt për zgjedhjet e 14 Majit: PD do të dalë forcë e parë, poll-et na nxjerrin fitues

19.01.2023 - 20:16

Ai tha se PD do të dalë forcë e parë në këto zgjedhje si dhe do të fitojë bashkitë e rëndësishme.

Referuar sondazheve ish-kryeministri tha se PD del fituese dhe veprimet që kryeministri Edi Rama bën, sipas Berishës tregojnë që e di se do të humbasin.

“Kandidatët e PD janë sot njerëzit më ballëhapur në betejën elektorale se kurrë më parë. Mediat i njohin. Fitore konsideroj votën e shumicës së shqiptarëve për forcën tonë politike, votën në qendrat më të rëndësishme të vendit. Ne kemi shanse shumë të mëdha. Nëse e shihni verbërinë me të cilën vepron Edi Rama tregon se po humbet. Kanë një tmerr të brendshëm.

Shihni ç’po bën Erion Veliaj. Ai e di që është i humbur në Tiranë. Ka të gjitha poll-et që e tregojnë përtokë. Shqiptarët e shohin që ai mashtron për çdo gjë. Shpall tenderin më 19 dhjetor, e bën me mjetet e bashkisë dhe në datën 9 janar do të mbyllte tenderin me një kompani fiktive për të futur 470 mln lekë në xhep”, u shpreh Berisha për “Syri Tv”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN