MENU
klinika

Vendimi

Berisha lajmëron “luftë” me Ramën: 11 shkurti protesta kombëtare, të tillë s’do e ketë parë vendi

31.01.2023 - 23:11

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lajmëruar se “lufta” kundër kryeministrit Edi Rama do të mbahet më 11 shkurt, në orën 12.00 para Kryeministrisë. Në fjalën e tij pas mbledhjes së Kuvendit, numri një i Partisë Demokratike, Berisha tha tashmë është koha që të flasë opozita, e po ashtu ka kërkuar që të gjithë qytetarët që të dalin në rrugë.

Kryesia e PD mendon se sot është jetike, është vendimtare largimi i këtij armiku të egër të opozitës shqiptare nga pushteti. Largimi sa më shpejt i Edi Ramës, i cili prej së paku 6 vitesh ka angazhuar shuma përrallore. Ka angazhuar policira sekrete, ka korruptuar e ka marrë peng ish-kreun e PD, Lulzim Basha. Ka bërë gjithçka për asgjesimin politik të Sali Berishës. Koha është të flasë opozita. Të flasë deri në largimin e kësaj kalbësire nga pushteti. Më 11 shkurt, Shqipëria marshon drejt Tiranës, Tirana vërshon në rrugë në një protestë kombëtare të cilën nuk e ka parë vendi ndonjëherë,”-tha ndër të tjera në fjalën e tij Berisha.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

U diskutua gjerësisht mbi situatën kritike në të cilën po kalon Shqipëria, situatë e pashembullt në ndonjë vend. Çdo shqiptar u njoh me dokumente autentike ndërkombëtare, me angazhimin e Edi Ramës në procesin e asgjësimit të pluralizmit dhe opozitës në Shqipëri. Kryesia e PD-së mendon se sot është jetike, është vendimtare largimi i këtij armiku të egër të opozitës shqiptare nga pushteti. Largimi sa më shpejt i Edi Ramës, i cili prej së paku 6 vitesh ka angazhuar shuma përrallore, ka angazhuar policira sekrete, ka angazhuar dhe korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI-së. Ka marrë peng ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ka bërë gjithçka për asgjësimin politik të Sali Berishës, me qëllimin e vetëm, shkatërrimin e opozitës së vërtetë në Shqipëri. Koha është në flasë opozita. Të flasë gjer në largimin e kësaj kalbësire, nga pushteti. Gjer në largimin e këtij turpi, njeriu që ska asnjë parim, normal, moral, nder, dinjitet që nuk ka asnjë kufi në poshtërsitë e tij për të qëndruar vetë në pushtet, pavarësisht se çfarë i shkakton demokracisë dhe vendit të vet. Me datën 11 Shkurt, Shqipëria marshon drejt Tiranës, Tirana vërshon në rrugët e saj.