MENU
klinika

Vendi ku pritet të ndalojë presidenti

Biden do të vizitojë Evropën për përvjetorin e pushtimit të Rusisë

26.01.2023 - 20:16

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, po shqyrton mundësinë e një vizite në Evropë rreth 24 shkurtit, në përvjetorin e pushtimit rus të Ukrainës.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat bënë me dije se një korrespodent i rrjetit të lajmeve tha se Polonia është një nga disa vende që po shqyrtohen për udhëtimin e tij.

Zyrtarët amerikanë kanë diskutuar për shpalljen e një pakete tjetër të madhe ndihme ushtarake.

Lajmi vjen pas vendimit të djeshëm të Amerikës për të dërguar tanke 31 M1 Abrams në Ukrainë.