Ftohja e marrëdhënieve RMV-Bullgari arriti kulminacionin me tërheqjen e Ambasadorit bullgar në Shkup dhe paralajmërimet se do të “ngrihen” të gjitha projektet me RMV-në. Mundësinë e këtillë, sic njofton KlanM, e paralajmëroi Ministri i Jashtëm bullgar, Nikolaj Milkov, i cili kishte raportuar në Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme.
Ai tha se ambasadori bullgar në Shkup, Angel Dimitrov, do të mbetet jashtë RMV-së derisa Sofja nuk sheh shenja të ndryshimeve. Gjithashtu, Bullgaria, do t`i ndërpres të gjitha projektet ndërshtetërore me RMV-në për shkak të rahjes së Hristijan Pendikov – Sekretar i Klubit bullgar “Borisi i Tretë” në Ohër.
Ministri I Jashtëm bullgar, sic percjell KlanM, ka deklaruar se Sofja pret hapa pozitiv në praktikë, respektivisht të dënohen personat që kanë shkaktuar dhunë nga urrejtja ndaj bullgarëve në RMV.
Milkov ka sqaruar se Sofja nuk do ta ndalojë integrimin evropian të Shkupit, pasi, sipas tij, RMV-ja asnjëherë nuk i ka nisur negociatat.
Ministri i Jashtëm bullgar Nikolaj Milkov dhe Ambasadori bullgar në Shkup, Angel Dimitrov, sic njofton KlanM, kishin raportuar në Komisionin e jashtëm parlamentar.
Në deklaratën për mediat, Milkov ka thënë se Bullgaria do të ndërmerr hapa vendimtarë nëse vazhdon gjuha e urrejtjes ndaj njerëzve me identitet bullgar në RMV. Pas raportimit dyorësh para deputetëve, Milkov tha se Hristijan Pendikovi vazhdon të kërcënohet derisa është në spital.
Lidhur me shënimin e 4 Shkurtit – Ditëlindjes së Goce Dellçevit, ai ka theksuar se nëse Bullgarët ndalohen në kufirin e RMV-së dhe nuk u lejohet të shkojnë në Shkup për ta shënuar këtë ditë, Bullgaria do të reagojë negativisht.