MENU
klinika

"Shihemi të shtunën"

Butrint Imeri bën sërish një premtim që “të gjithë e presim”

20.01.2023 - 12:31

Një surprizë e madhe u paralajmërua për ditëlindjen e moderatores Kiara Tito, në Prime-in e së martës në “Big Brother Vip Albania.” Dhe në fakt kështu ndodhi! Luiz Ejlli e surprizoi moderatoren në ditën e saj të lindjes dhe i dedikoi një këngë romantike.

Por, nuk mund të mohojmë se thuajse të gjithë ne fillimisht menduam se Kiara mund të merrte një surprizë nga ish-i i saj, këngëtari Butrint Imeri. Dhe kjo jo pa shkak, pasi ka qenë vetë Butrinti ai i cili paralajmëroi disa ditë para Prime-it një “surprizë” për të gjithë.

Ndonëse ishte vetë ai që provokoi gjatë gjithë kohës me poste, së fundmi këngëtari ka “ironizuar” të gjithë gojët e liga sipas tij. “Gojët e liga: Butrinti në Tiranë”, ndërkohë Butrinti,”-ka shkruar ai krahas një fotoje të tij duke u argëtuar në Francë.

Jo vetëm kaq! Butrinti ka “vazhduar programin” e tij duke u shprehur se këtë të shtunë do të vijë befasia që sipas tij kanë kërkuar shumë. “Ju premtoj. Shihemi të shtunën. Befasia që e keni kërkuar për një kohë të gjatë.”

Më herët kujtojmë që burime për “Kryefjala.com” kanë konfirmuar se Butrinti ka qenë atë natë në Tiranë dhe do të futej në “BBVIP” për të performuar, por dikush në moment të fundit i ka ndërruar mendjen.

Mbetet për t’u parë nëse këtë herë do ta çojë deri në fund surprizën e tij…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN