MENU
klinika

“Nuk lejoj askënd të...”

Çfarë ndodhi kësaj here mes Kiarës dhe Luizit?

02.01.2023 - 12:46

Kiara Tito është një moderatore mjaft e njohur dhe po merr një vëmendje të madhe në shtëpinë e BBV Albania. Së fundmi, ajo ka folur me Ronaldon, ku ka folur për lidhjet e saj të mëparshme.

Jo vetëm kaq por ajo ka treguar se nuk e mendon aspak lidhjen me Luizin.

“Me Luizin nuk e mendoj fare lidhjen. Vazhdoj të jem po njësoj si kam qenë në ditën e parë. Jam shumë e kujdesur, dhe e vendosur se nuk i kam besë njeriu. Këtu jemi në lojë. Dikush mund të luajë, por nuk e lejoj të luajë askush me ndjenjat e mia”, tha ndër të tjera Kiara.

Pas refuzimeve të vazhdueshme të Kiara Titos, Luizi nuk e ka përjashtuar mundësinë e flirtimit me vajza të tjera brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Teksa fliste me Olta Gixharin, kjo e fundit e pyeti Luizin se pse nuk është martuar deri më sot. Me batutë këngëtari tha se atë nuk e ka marrë njeri.

Më tej në bisedë aktorja e ngacmoi edhe për raportin e tij me Tean, me të cilën Luizi ka qenë mjaft i afërt këto ditë.

Ai tha se te Tea i pëlqen fakti që mund të flasë me të për shumë kohë dhe ajo nuk i flet për asnjë nga banorët e tjerë në shtëpi, duke e cilësuar këtë pjekuri nga ana e saj.

Edhe pse ka kaluar pak kohë brenda shtëpisë së BBV2, Luizi duket se ka një pëlqim për Kiara Titon, për të cilën e shpreh shpesh herë.

Por së fundmi, Luizi duket i paqartë në raport me këngëtaren. Teksa bisedonte me Kiarën në oborr, Luizi tha se ajo e ka lodhur.

Erling Haaland do të bëhet baba për herë të parë

Sulmuesi zbulon se partnerja e tij është shtatzënë në fushën e blertë

“Nuk ka qenë kriter vetëm bukuria”

Shqiptarja shpallet “Miss Liberty 2025” në New York

Mirëpriti në jetë fëmijën me ish-partneren 54 vite më të vogël

Al Pacino tregon si është të bërit baba në moshën 83-vjeçare

U cilësua si një nga vajzat më të bukura në botë!

Si dukej Bella Hadid para operacioneve plastike

Jeta e aktorit pas vdekjes së Konstandinës

Agron Llakaj rrëfehet mes lotësh: Zoti më sprovoi, por…