MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë përfitimesh marrim nga konsumi i rregullt i drithërave?

01.01.2023 - 11:28

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë përfitimesh marrim nga konsumi i rregullt i drithërave?

Mjeku: Hulumtimet tregojnë se konsumi i rregullt i drithërave të plota bashkëshoqerohet me shumë përfitime shëndetësore, ku përfshihet ulja e rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare, diabetit të tipit 2, kancerit dhe problemeve të tretjes. Fibrat tek dritherat e plotë ndihmojnë në ngadalësimin e tretjes së karbohidrateve, që ju ndihmon të ndiheni më të ngopur për më gjatë e të hani më pak.

Gjithashtu, mund t’ju ndihmojnë nëmbajtjen nën kontroll të sheqerit në gjak, duke ulur rrezikun ndaj diabetit të tipit 2. Drithërat e plota janë edhe prebiotik që ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetit të mikrobiomës së zorrëve.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Duhet t'i konsumoni patjetër!

10 ushqimet më të shëndetshme

Na furnizojnë Rusia dhe Serbia

40 mln euro drithëra të importuara