MENU
klinika

Editoriali i The Washington Post

Demokracia braziliane duhet të qëndrojë e fortë edhe tani!

11.01.2023 - 08:30

Nëse rrëmuja e dhunshme e krahut të djathtë të së dielës në Brasilia do të ishte një film, do të thoshit se ishte pothuajse një skenë e përsëritur e 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA në Uashington.

Edhe një herë, një turmë, e mbledhur në kryeqytetin e një vendi përmes mediave sociale dhe e zemëruar nga pretendimet e rreme për mashtrime zgjedhore, mund të shihej duke thyer xhamat, duke pushtuar zyrat e qeverisë, duke sulmuar gazetarët dhe, duke sulmuar një oficer policie.

Megjithëse numri i njerëzve të lënduar ishte më i vogël se ai i 6 janarit, imitimi i rebelëve brazilianë – pak më shumë se dy vjet më vonë,  i sulmit pro-Trump në D.C. dha një provë të shëmtuar se shembulli i dhënë nga Shtetet e Bashkuara kanë ndikim global.

I dënuar fuqishëm dhe në mënyrë të duhur nga liderët politikë të Brazilit dhe homologët demokratikë anembanë globit – të udhëhequr nga Presidenti Biden – sulmi ndaj Kongresit, zyrës presidenciale dhe Gjykatës së Lartë të Brazilit dështoi të shkaktojë një grusht shteti ushtarak.

Ky është lajmi i mirë.

Inácio Lula da Silva

Më shqetësuese ishte lehtësia e dukshme me të cilën turma mori dhe hipi në një flotë autobusësh dhe më pas zbriti në lagjen qeveritare të Brasilia-s, por nuk u kundërshtua nga policia.

Tani, qindra janë arrestuar dhe kampet ku mohuesit brazilianë të zgjedhjeve u lejuan të mblidheshin për javë të tëra para sulmit janë çmontuar.

Megjithatë, Gjykata e Lartë braziliane duket e justifikuar për pezullimin e guvernatorit të Brasilias – një aleat i dikurshëm i Bolsonaros, i cili nominalisht komandon forcat përkatëse të policisë së shtetit – në pritje të hetimeve për fajësinë e tij të mundshme.

Bolsonaro meriton shumë faj. Sigurisht, shkeljet e tij të normave demokratike ishin disi më pak flagrante se ato të ish-presidentit të SHBA.

Ndërsa Donald Trump ishte ende në detyrë, dhe ende në Uashington, duke ngacmuar turmën, më 6 janar, dhe më pas duke dështuar ose duke refuzuar të përdorte fuqinë e tij për të frenuar dhunën, Bolsonaro tashmë ishte zëvendësuar nga Lula në janar.

Ai nuk bëri thirrje të hapur për protesta të dielën dhe kishte bërë deklarata kundër dhunës paszgjedhore. Ai ishte në Florida të dielën, nga ku denoncoi sulmin. Megjithatë, nxitja e vazhdueshme e Bolsonaro e frikës së mashtrimit zgjedhor përpara procesit të votimit dhe refuzimi i tij për të pranuar në mënyrë eksplicite humbjen ose për të marrë pjesë në inaugurimin e Lula, delegjitimuan demokracinë e Brazilit dhe ushqenin teoritë e konspiracionit të së djathtës ekstreme që në fund shpërthyen në Brasilia.

Supporters of Brazilian former President Jair Bolsonaro invade the National Congress in Brasilia on January 8, 2023. – Hundreds of supporters of Brazil’s far-right ex-president Jair Bolsonaro broke through police barricades and stormed into Congress, the presidential palace and the Supreme Court Sunday, in a dramatic protest against President Luiz Inacio Lula da Silva’s inauguration last week. (Photo by Sergio Lima / AFP) (Photo by SERGIO LIMA/AFP via Getty Images)

Ngjarjet e së dielës tregojnë se Brazili është thellësisht i ndarë politikisht dhe se një pakicë e ekstremit të djathtë është e gatshme të përdorë dhunë.

Lula i kishte mbushur duart tashmë me një Kongres të dominuar nga partitë opozitare.

Megjithatë, ai duhet të zbatojë me forcë premtimin e tij për të hetuar incidentin dhe për të sjellë para drejtësisë të gjitha palët fajtore.

Në këtë drejtim, ai mund të shikojë shembuj më pozitivë të SHBA-së: hetime nga Departamenti i Drejtësisë dhe komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të 6 janarit.

Është ende shumë herët për të thënë nëse sulmi i së dielës shënoi hapjen e një kryengritjeje në lulëzim – apo spazmën e fundit të një kryengritjeje të dështuar.

Shtetet e Bashkuara duhet të mbështesin përpjekjet e Lula për të siguruar që të jetë kjo e fundit.

Burimi: The Washington Post

Përktheu dhe përshtati: Konica.al