MENU
klinika

Drogën e fshehu në…

Si u “pikas” polici i burgut nga kolegët e tij

22.01.2023 - 16:41

Detaje të reja janë mësuar për Nevis Ibrahimin, policin që u arrestua mëngjesin e sotëm pasi tentoi të fuste drogë në Burgun e Drenovës.

Mësohet se Ibrahimi kryente shërbim në regjimin e brendshëm të Burgut të Drenovës, por prej disa kohësh ishte mbajtur në kontroll nga shërbimet e tjera të burgut për shkak të sjelljes së dyshuar të tij.

Vetëm ditën e sotme ishte urdhëruar kontroll i tij, ku në pjesën e të brendshmeve i është konstatuar lënda e dyshuar canabis sativa.

Nuk dihet ende sasia e drogës pasi pritet të peshohet, ndërsa punonjësi i policisë u arrestua në kushtet e flagrancës.