MENU
klinika

Dosja "McGonigal"

Edona Bilali i del në mbrojtje Ramës: Edhe pak do dëgjojmë se është marrë peng nga alienët

30.01.2023 - 18:40

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali ka dalë në mbrojtje të kryeministrit Edi Rama, i cili është në “epiqendër” të akuzave të opozitës lidhur me dosjen “Charles McGonigal”. Pretendimet e kryedemokratit Sali Berisha se Rama ishte marrë në pyetje nga FBI, Bilali në një intervistë për “ReportTv”, iu përgjigj se ishin absurde, duke i cilësuar si raste humoristike.

PJESË NGA INTERVISTA:

Pyetje: Ka dalë një dosje ku përmendet edhe emri i zotit Rama, opozita thotë që po hetohet edhe zoti Rama?

Edona Bilali: Besoj se qytetarët janë të interesuar shumë fortë për të ditur se çfarë po bën qeveria e kryesuar nga Rama për to në një moment të vështirë që po kalojmë prej luftës. Mirë që tek sistemi ynë i drejtësisë nuk kemi besim, por as të FBI? Ne jemi rast interesant humoristik sesi opozita ngre një çështje ku përfshihet kryeminsitri, ambasadorja dhe bën gjyqësi për drejtësinë amerikane. Prodhohen lajme dhe teza të caktuara për qëllim poltik, ta kalojmë këtë me buzëqeshje duke bërë punën për të cilën jemi votuar.

Pyetje: Berisha thotë se Rama është marrë peng nga FBI, keni pasur komunikim me të?

Edona Bilali: Ndoshta dhe pak do dëgjojmë se është marrë peng nga alienët. Ndoshta alienët janë të radhës, por po, kemi qenë në diskutim të vazhdueshëm, kryeministri ndau punën e ditëve të fundit. Jemi koshient që Shqipëria është para disa sfidave.

Çfarë ndodhi me dosjen McGonigal në Shqipëri?

Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore