MENU
klinika

Dyshohet se i përkasin krimit të organizuar

‘Fije’ edhe në Vlorë, çmontohen 4 kamera sigurie

31.01.2023 - 13:02

Vazhdon kontrolli për kamerat e sigurisë edhe lagjet e qytetit të Vlorës. Janë gjetur në disa kamera të cilat nuk janë pjesë e bashkisë apo policisë por të vendosur nga eksponentë.
Janë hequr katër kamera deri tani, ndërkohë që kontrolli vijon nga 5 grupe të ndryshme.

Bëhet fjalë për Kamera të vendosura në një bllok pallatesh, ku banon ndonjë eksponent i krimit të organizuar, apo nëpër rrugë dhe askush nuk ua di ‘pronarin’. Zona e ‘Lungomares’ apo edhe Selenica shikohen si zona më problematike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çmontohen 155 kamera që kishin qëllime kriminale

Policia jep detaje nga operacioni “Fijet”: Në hetim 37 persona