MENU
klinika

“Do të shfuqizohet bordi i karburanteve”

Ibrahimaj: Amnistia do të bëhet, kemi rishikuar draftin

12.01.2023 - 21:10

Aministia fiskale do të realizohet. Qeveria është e vendosur që ta çojë deri në fund këtë nismë që synon formalizimin e parave informale .

Në një intervitë për ABC ministrja Delina Ibrahimaj tha se drafti është rishikuar duke marë parasysh të gjitha ankesat e ndërkombëtarëve, të cilët ishin kundër kësaj nisme. Ministrja e financave bëri me dije se ka kategori të caktuar personash që nuk do të jenë përfitues.

Pas një ekzistence gati një vjecare që prej nisjes së konfliktit Rusi-Ukrainë ministrja Ibrahimaj bëri me dije se do të shfuqizohet bordi i karburanteve.

Brenda disa javësh ligjërohen edhe bastet sportive.

Qeveria ka nisur tashmë procedurat për marrjen e një eurobondi në vlerë prej 500 mln eurosh në tregjet ndërkombëtare.

Pavarësisht stabilizimit të inflacionit dy muajt e fundit, ekonomia shqiptare pritet të përballen me një sërë sfidash gjatë 2023.

Ministrja e financave Delina Ibrahimaj premtoi se do të ketë paketa të tjera ndihmëse për njerëzit në nevojë nëse inflacioni do të jetë i lartë.
Vetëm në fundvitit qeveria rishikoi buxhetin duke akorduar një fond prej 8 mld lekësh, shpërblime për pensionistët por edhe administratën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN