MENU
klinika

Shpjegimi...

Ka djathra që nuk janë vegjetarianë, por si?

13.01.2023 - 19:08

Vegjetarianët anembanë vendit mund ta dinë se sa shumë dhemb të refuzosh djathin parmixhano, i njohur ndryshe si Parmigiano-Reggiano, në restorante.

Ky djath i fortë italian është një produkt vegjetarian, ndryshe nga shumica dërrmuese e djathrave botërorë.

Por, si ka mundësi që një lloj djathi të mos jetë vegjetarian?

Parmixhani, i cili e merr emrin nga tre vendet ku bëhet (Parma, Reggio Emilia dhe Bolonja), nuk është vegjetarian sepse prodhimi i tij përfshin kafshët.

Procesi i koagulimit (procesi i përpunimit), i nevojshëm për prodhimin e qumështit, zakonisht kërkon një enzimë të quajtur kimozinë, e cila vjen nga diçka e quajtur mullëz.

Në rastin e parmixhanit dhe shumicës së djathrave, ajo mullëz merret nga stomaku i një viçi.

Për këtë, viçi vritet, që stomaku i tij të mund të merret dhe të ndahet, thahet, pritet në kubikë dhe të shtohet në përzierjen e djathit.

Kjo enzimë e stomakut është aq e rëndësishme për prodhimin e parmixhanit sa që ligjërisht nuk mund të quhet “djath parmixhan” nëse nuk përmban qumësht lope, kripë dhe mullëz viçi.

Dhe parmixhani nuk është djathi i vetëm që përmban mullëzën e viçit. Grana Padano dhe Gorgonzola janë djathëra të tjerë italianë me mullëz në recetë.

Të tjerë djathra që nuk cilësohen si vegjetarianë përfshijnë Gruyere, Manchego, Emmenthal, Pecorino Romano, Mimolette, Camembert, Boucheron dhe Vacherin.

Djathërat vegjetarianë, ndërkohë, prodhohen duke përdorur mullëz ose nga burime kërpudhore/bakteriale ose nga mikroorganizma të modifikuar gjenetikisht.

Brenda BE-së, djathrat nuk mund të përshkruhen si parmixhano, nëse nuk janë bërë në rajonet e zakonshme të Italisë, sipas recetës me tre përbërës.

Burimi: Insider