“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Përshëndetje! Kam çrregullime të ciklit ndonjëherë. Normalisht duhet t’i kisha më 26 janar. Më kanë ardhur në 12 janar, jo në mënyrë normale, shumë më pak se zakonisht dhe ndonjë edhe në ngjyrë kafe. Ndonjëherë kam pasur vetëm 4 ditë. Kam bërë katër teste shtatzënie dhe të gjithë më kanë dalë negative. A mos jam shtatzënë? Se nuk dëshiroj një shtatzëni të papërgatitur. Ju lutem më sqaroni, pasi jam shumë e stresuar. Faleminderit!
Mjeku: Çregullimet në mënyrën e ardhjes së ciklit dhe në sasinë e gjakut varen nga funksioni i vezores, hormonet që ato prodhojnë, nga funksioni i gjendrës tiroide dhe nga mënyra e jetesës. Së pari, duhet të bëni një eko transvaginale për të parë strukturën e vezores dhe më pas, në varësi të gjetjeve, mjeku do t’ju këshillojë të kryeni ekzaminime të tjera. Nuk është e thënë që të jeni medoemos shtatzënë.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.