MENU
klinika

Fushata për 14 majin

Kandidati i PS-së së Shkodrës, i bëri ftesë Luiz Ejllit/ Nard Ndoka: Po ndjek stilin e Ramës

24.01.2023 - 20:15

Kandidati i Partisë Socialiste në Shkodër, Benet Beci, ftoi disa ditë më parë Luiz Ejllin t’i bashkohet në fushatën për zgjedhjet e 14 majit.

Këtë ftesë e ka komentuar mbrëmjen e sotme kreu i PDK-së, Nard Noka.

Ai tha në Euronews Albania se Beci ka ndjekur stilin e Ramës, ndërsa prertendon se po përcjell mesazhe jo educative me modele jo të mira.

“Ky, më thanë, e ftoi kandidati i Ramës për bashkëpunim. Bëri një status kandidati i Rilindjes, e ftonte, kemi bashkëpunuar i thoshte Luizit, të pres për bashkëpunim. Nuk është se po e fundos Ramën, Rama këtë stil ka.

Një njeri duhet që të japë mesazhe, kjo është puna e tyre, jo batutat. Këto kopjojnë modele jo të mira, përcjellin mesazhe jo edukative. Rama megjithëse është kryeministër, këtë stil ka”, theksoi ai.