MENU
klinika

Ra pre e grabitjes

Karamuço tregon se kur e kuptoi që ishte vjedhur nga Rozeta Dobi

10.01.2023 - 21:03

Eksperti i kriminalistikës dhe sigurisë, Ervin Karamuço, ishte një tjetër nga viktimat që ranë pre e grabitjes së pastrueses Rozeta Dobi, e cila i kishte marrë unazën e martesës.

I ftuar në studion e lajmeve të orës 19:00 në Abcnews të moderuar nga Juli Xhokaxhi, Karamuço ka treguar se kur mësoi se ishte vjedhur.

Ai tha se ka qenë në një moment kur ka lyer shtëpinë dhe ka vënë re se mungonte unaza e martetës.

Karamuço tregoi gjithashtu se e thërriste rrallë Kozeta Dobin për pastrimin e banesës kundrejt pagesës.

Ndërkohë sa i përket aludimeve në media për një lidhje të tij të ngushtë me ish zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, Karamuço sqaroi se e vetmja lidhje mes tij dhe ish-numrit dy të qeverisë ëhstë se kanë gratë kushërira.

Pjesë nga biseda:
Xhokaxhi: Kur e kuptuat që ishit grabitur?

Karamuço: Ajo që u ka ndodhur gjithë shqiptarëve ku pastruesja ka hyrë në shtëpinë e tyre ku përveç pastrimit merrte dhe lekët. Ne nuk e kemi pikasur në shtëpi me thënë të drejtën, pasi vinte rrallë. Ndodhi që u lye shtëpia, dhe unë pikasa që mungonte unaza. Madje kemi patur dhe debate me bashkëshorten, ku është unaza. Pastaj patëm një thirrje të policisë ku njëri më tha profesor kemi gjetur emrin tënd. Kam vajtur e kam identifikuar tani po vazhdojnë hetimet.

Xhokaxhi: Unazën se keni marrë akoma?

Karamuço: Jo deri sa të përfundojë gjyqi, deri atëherë jam “beqar”.

Xhokaxhi: Bëhet fjalë për një rreth të ngushtë ku shkonte pastruesja.

Xhokaxhi: Mesa di unë nuk bëhet fjalë për rreth të ngushtë. Por ndahej emri si zakonisht në Shqipëri. Nuk mendoj, ka qenë pastruese e shtresave të mesme, të cilët mund ta përballojnë me 8 mijë lekë në muaj. Ne e kërkuam dhe para 10 ditësh që të na vinte. Të mendosh që e thirrëm për ta vjedhur prapë, por nuk kishte çfarë të na vidhte. Nuk na erdhi tha kam dhimbje koke.

Xhokaxhi: Përveç pjesës që ju ka vjedhur një unazë është folur për ju për një lidhje me zv.kryeministrin Ahmetaj?

Xhokaxhi: Kam dëgjuar që thoshin krushk. Asnjë politikan nuk figuron të jet5ë as familjari im dhe as lidhje gjaku. Bashkëshortja aktuale e zotit Ahmetaj është kushërirë e gruas time, nuk kam unë lidhje të drejtpërdrejtë.