MENU
klinika

Nga Astrit Patozi

Kartat e djegura që (s’)na përfaqësojnë

26.01.2023 - 21:32

Kryeministri Rama përmendet 14 herë në akuzën e një zyrtari të lartë të FBI, i cili ka dalë këto ditë para drejtësisë për vepra penale në dëm të vendit të vet.

Dyshimet e arsyeshme janë që ai e ka përdorur miqësinë apo marrëdhënien financiare me zbuluesin amerikan që të kurdisë një hetim në SHBA për financimin e lobimit të PD, 5 vite të shkuara.

Kjo është një linjë logjike që mbështetet, jo vetëm nga denduria e takimeve dhe ngjarjet që kane pasuar ato, por edhe nga një lloj tradite e luftës politike në Shqipëri, ku është tentuar gjithmonë të goditet kundërshtari përmes lidhjeve të njëanshme me partnerët ndërkombëtarë. Fakti që Edi Rama nuk u paraqit sot në parlament për të dhënë shpjegime, ia vështirëson edhe me shumë pozitën, por në të njëjtën kohë i bën edhe më të besueshme dyshimet

Por kujdes. Nëse e marrim të mirëqenë dhe sigurt implikimin e kryeministrit, kjo nuk e shfajëson aspak Lulzim Bashën dhe as i jep të drejtë Sali Berishës.

Sot që po flasim, që të tre këta udhëheqës gjenden të përlyer njëkohësisht, madje edhe në skenarin më kompromentues për kryeministrin.

Sepse nuk është provuar ende, as nga hetimi dhe, as nga i dyshuari që financimi i lobimit për llogari të PD ka qenë i ligjshëm dhe jo me para ruse. E vetmja mënyrë që Lulzim Basha të dale i larë nga ajo histori është që të provojë se e gjitha ka qenë e sajuar, njësoj si “babalja”, për të cilën drejtësia shqiptare, me të gjitha defektet e veta, është shprehur.

Uroj shume qe drejtesia amerikane te shprehet jo vetem per demin e supozuar te ish-zyrtarit ndaj Shteteve te Bashkuara, por edhe per implikimin e tij ne nje triller per llogari te luftes se brendshme per pushtet ne Shqiperi. Kjo do ta rendonte edhe me shume poziten e Edi Rames, per te mos thene qe do t’ia pamundesonte atij qendrimin qofte edhe per nje dite te vetme ne postin e larte, qe mban prej 10 vjetesh.

Por me sa duket zoti Basha nuk e ka kete mundesi, ndaj edhe e ka te veshtire te gezohet me shume se c’duhet nga gropa, ku gjendet sot Edi Rama.

Nga ana tjeter Sali Berisha duhet te zgjedhe se ke do te vrase me kete afere amerikane spiunazhi, Edi Ramen apo Lulzim Bashen. Se te dy njeheresh e ka te pamundur, pavaresisht deshires se nxehte. Sepse ai do edhe qe Edi Rama te kete dhene para per te sulmuar Lulzim Bashen ne Amerike, por edhe qe ky i fundit te jete beseprere dhe i financuar nga para ruse, duke turperuar Partine Demokratike.

Si te gjitha skandalet ne kete vend, te cilat bien ne duar manipulatoresh dhe keqperdoren per te humbur vleren e tyre reale. Nderkohe qe efektet me te medha mund te krijoheshin duke u bazuar ne menyre strikte tek faktet dhe provat e qarta. Pa pasur nevoje per te shtuar dhe sajuar asgje tjeter qe do ta relativizonte te verteten.

E kuptoj pasionin e forte per te shpikur dhe zbukuruar skena çantash me dollare dhe per te gjurmuar jeten e personazheve te dites, por kjo histori shkon pertej dosjes se ish-zyrtarit te FBI.

Por ajo qe te gjithe po bejne sikur nuk e vene eshte fakti se te gjithe drejtuesit me te larte politike te Republikes sone i kane kartat e djegura ne Shtetet e Bashkuara.

Edi Rama, si personazh joepisodik i drames se spiunit te kapur me presh ne dore, Lulzim Basha me dosjen e pasqaruar te lobimit ne Amerike, Sali Berisha, non grata, dhe Ilir Meta nen hetim per nje çeshtje te ngjashme me Lulzim Bashen.

Kjo eshte ne fakt pasqyra e katandisjes politike dhe gjendja e deshperuar e demokracise ne Shqiperi, qe duhet te beje te reflektoje fort shoqerine tone te marre peng prej shume vitesh nga kryetarokracia dhe nje grusht autokratesh, të cilët e kane mbushur kupen prej kohesh, por qe nuk duan kurresesi te largohen.