Luiz Ejlli ka fituar një simpati të madhe në publik, që pas hyrjes së tij në “Big Brother Vip”. Të shumtë janë personat që e mbështesin në këtë reality-show, mbështetje të cilën e treguan edhe me drone, parashuta madje dhe me protesta.
Mirëpo jo vetëm ata, edhe shumë personazhe të njohur të showbiz-it kanë dalë krah Luizit në këtë eksperiencë të tij. Së fundmi ka qenë këngëtari Ermal Fejzullahu i cili ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për këngëtarin nga Shkodra.
Jo vetëm kaq! Ermali tregoi edhe që ai dhe Luizi njiheshin prej dy dekadash.
“Luiz djali të njoh gati 2 dekata. Gjithmonë i njëjtë, i buzëqeshur, pozitiv, djalë artist. Po i gëzohem faktit që edhe publiku të do fort, ashtu siç të duam ne të gjithë. Paç shëndetin, për të tjerat as mos e vrit mendjen,”-shkruan këngëtari krahas një fotoje të Luizit në Instastory.
Nga ana tjeter kujtojmë që sot Olta dhe Luizi rrihapën debatet e diskutimet për spektaklin e mbrëmjes së kaluar. Olta kishte ende ‘rezerva’ për debatet që u konsumuan në ‘Prime’, për këtë arsye e rihapi edhe njëherë temën në oborr me Luizin. Olta i tha Luizit që ta harrojë se ajo do të bëjë ndonjëherë luftë për të marrë fjalën, apo për të folur.
Sipas saj, ai, Kiara, Efi dhe Ronaldo nuk e lanë atë të fliste as edhe një sekondë gjatë spektaklit dhe se sa herë i vinte radha për të folur, ata i ndërprisnin fjalën.