MENU
klinika

Nuk mungon as djali i George Soros

Krerët e Ballkanit Perëndimor të gjithë bashkë në Davos, veçohet Vuçiç, qëndron i vetmuar…

19.01.2023 - 17:38

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur të gjithë bashkë sot në Davos. Një foto e shkrepur nga Forumi Botëror i Ekonomisë në Davos të Zvicrës, shfaq presidentin serb Aleksandër Vuçiç të mënjanuar. Siç duket edhe nga fotoja e mëposhtme, të gjithë liderët e tjerë të rajonit janë të ulur bashkë në pranel, vetëm Vuçiçi është i ulur vetëm në një karrige, krejt i veçuar nga të tjerët, por ama është duke mbajtur shënime.

FOTOLAJM/ Krerët e Ballkanit Perëndimor të gjithë

Pamje nga takimi në Davos

Fotoja tregon edhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllv Lajçak, kryeministrin kroat Andrej Pllenkoviç, kryeministrin shqiptar, Edi Rama, pranë tij ishte ulur edhe Albin Kurti, e po ashtu nuk mungote as presidenti maqedonas Stevo Pendarovski. Por nuk ishin vetëm ta, një karrige tutje kryeministrit të Kosovës, ishte ulur edhe djali i George Soros, Alex, i cili nuk mungon asnjëherë sa herë bëhet fjalë dhe është në diskutim rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë vëmendjen më të madhe e ka tërhequr Vuçiç, por ende nuk dihet se përse ishte ulur veç të tjerëve; ishtë çështje akomodimi, apo u mënjanua?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vjosa Osmani ende s'ka konfirmuar asgjë

Forumi Ekonomik Botëror në Zvicër, i pranishëm edhe Rama