MENU
klinika

Modelja ka dy fjalë për të thënë

‘Krizë’ në marrëdhënien e Georgina-s me Ronaldo-n?

04.01.2023 - 13:33

Një krizë mes Ronaldos dhe Georgina-s? Programi “Socialite” ka bërë me dije së fundmi se dicka jo e mirë po ndodh mes dyshes. Shkak thuhet se u bë një video që u postua ditë më parë, ku modelja surprizoi partnerin e saj me një dhuratë, pikërisht Rolls Royce. Thuhet se nuk u bë shkak dhurata, por kimia mes tyre që dukej e “shuar”. Disa raportime thonë se ata janë bashkë vetëm për nevojat e kompanive reklamuese.

“Sa herë ftohtësia mes të dyve del gjithnjë e më shumë, për shembull në videon e fundit që kanë publikuar… Në Amerikën Latine thuhet se çifti mund të jetë ende bashkë për famë, sepse lidhja e tyre u sjell kontrata të mëdha reklamash. dhe një jetë të rehatshme ”, theksoi Laura Roigé në emisionin Telecinco.

Gazetari Gonzalo Vasquez tha për programin “Socialite” se: Zhgënjimi i fundit i lojtarit në Botërorin e Katarit me kombëtaren portugeze mund të ketë shkaktuar krizën dhe dasma që ata kishin planifikuar për vitin 2023 është në “pritje”. Duke theksuar se shtyrja e dasmës së tyre është e pacaktuar, me rrezikun që Georgina Rodíguez dhe i dashuri i saj të mos ngjiten fare shkallët e kishës.


Por tashmë Georgina ka bërë një reagim pasi u tha se dasma e tyre është shtyrë.

Modelja ka publikuar në story në Instagram dy foto, ku shfaqet ajo dhe Ronaldo në fillim të lidhjes së tyre.

Jo vetëm kaq por ajo ka shkruar: “Kur isha 22 vjeç takova dashurinë e jetës sime” dhe “sa të bukur ishim”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN