MENU
klinika

Detaje brenda villës luksoze

Cristiano Ronaldo, 8000 euro për një natë në Greqi!

21.06.2019 - 16:08

Cristiano Ronaldo, futbollisti juaj i preferuar ka ditur gjithnjë të jetë në qendër të vëmendjes.

Së fundmi është parë duke shijuar një pushim mjaft të mirë.
Pas gjithë angazhimeve të shumta që ka në futboll, kjo nuk do të thotë që Ronaldo bëri pushim të gjatë.

Ai ka publikuar një sërë imazhesh duke punuar, derisa ishte në pushime. Por, kur ai zgjodhi të pushonte, zgjodhi një vend tejet luksoz.
Gazeta spanjolle El Español ka publikuar detaje dhe video brenda villës luksoze në Greqi, ku vetëm një natë kushton 8000 euro.

Ai ka qëndruar atje për shtatë netë bashkë me të dashurën e tij, madje kjo e fundit shpenzoi 56 mijë euro për një natë në një akomodim e vetme.

Kujtojmë Georgina dhe Ronaldo janë prindër të një fëmije të quajtur Alena Martina. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN