MENU
klinika

Speciale nga bota

10 lojtarët që ishin të pasur pa nisur karrierën

14.09.2018 - 22:27

Futbolli është plot me tregime të të varfërve që bëhen të pasur. Cristiano Ronaldo dhe Wayne Rooney janë vetëm dy nga emrat për t’i ilustruar. Por ka edhe disa “përralla” të të pasurve që futbolli i ka pasuruar akoma më shumë.

Ka edhe nga ata si Tomas Gravessen apo Ramon Vega që pasurinë e ka vendosur pasi kanë varur këpucët në gozhdë. Por në këtë klasifikim të përpiluar nga “Mirror” zënë vend futbollistë që kanë debutuar në këtë sport dhe rrjedhin nga familje të privilegjuara.

HUGO LLORIS

Nuk mund të ketë shumë futbollistë që e kanë trashëguar emrin e nga liderët e lëvizjes romantike në letërsi, apo jo? Por kapiteni i Tottenham dhe Francës, Hugo Lloris, u quajt kështu pasi familja u frymëzua pikërisht nga Viktor Hugo.

hugo lloris
hugo lloris

Babai i tij, Lyk, ishte një bankier investimesh, ndërsa nëna, Marie, një avokate e suksesshme. Si një fëmijë i një familjeje të shtresës së lartë, Hugo e nisi duke luajtur tenis, për të kaluar më pas te futbolli.

PATRICK BAMFORD

Ish-talenti i Chelsea, i cili sot luan për Leeds, është një kushëri i largët i Joseph Bamford, themeluesit të kompanisë së industrisë së rëndë britanike “JCB”.

bamford patrick
bamford patrick

Ai mori arsim privat dhe luante violinë. Të gjitha notat e tij në shkollë ishin të shkëlqyera dhe ai pati edhe shansin për të shkuar dhe studiuar në Universitetin e Harward në SHBA.

MARIO GOTZE

Babai i Marios, Jurgen, është profesor. Sot ai punon në Universitetin e Teknologjisë në Dortmund, por në vitet 1990 kishte një pozicion në rolin e kërkuesit në inxhinieri.

gotze
gotze

Askush nuk ka dyshim te talenti gjerman, por në Gjermani është folur shumë se ishin paratë e të atit ato që influencuan progresin e 26-vjeçarit te Dortmundi.

RICARDO KAKA

Kësaj liste duhet t’i shtojmë edhe Kaka, ish-yllin brazilian të Milanit. Ai shijoi një jetë borgjeze në Sao Paulo, siguruar nga babai inxhinier dhe nëna profesoreshë.

kaka
kaka

JAN VENNEGOOR OF HESSELINK

Po Jan Vennegoor of Hesselink, ish-futbollisti holandez i Tëente, PSV, Celtic dhe Hull City, ju kujtohet? Ai rrjedh nga një familje aristokrate që në shekullin XVII vendosi të bashkohej me një martesë për të siguruar një status social më prestigjioz dhe nisur një bashkëjetesë me dy mbiemra. Aristokrati Hesselink dhe Kaka në departamentin e shkencave kompjuterike në universitetin prestigjioz të SHBA-së, Jell.

Jan Vennegoor of Hesselink
Jan Vennegoor of Hesselink

ANDREA PIRLO

Një model i vërtetë klasi, Pirlo nuk flet kurrë për paratë, por ai është mësuar të ketë shumë nëpër duar. Babai i legjendës italiane themeloi një kompani çeliku në Brescia në vitin 1982.

andrea pirlo
andrea pirlo

Pirlo, i cili i dha fund futbollit vitin e shkuar, zotëron një pjesë të aksioneve të biznesit familjar, por është edhe një specialist i verës dhe zotëron një vresht në veri të Italisë, pranë vendit ku u rrit.

GIANLUCA VIALI

E dini se cilët jetojnë në kështjella me 60 dhoma? Aristokratët dhe njerëzit e pasur pa dyshim. Në këtë rast, ky fat i ka takuar ish-sulmuesit të Sampdorias, Juventusit dhe Chelsea, Viali.

viali
viali

Legjenda e Italisë është djali i një milioneri të vetëbërë dhe është rritur së bashku me 4 vëllezërit dhe motrat e tij në kështjellën gjigante dhe luksoze të Belgoiosos në Cremona. Ai ende shkon atje me pushime herë pas here.

ROBIN VAN PERSI

I biri i dy artistëve, Van Persi thotë se ai është rritur i lirë. Babai i tij, Bob, ishte një skulptor i suksesshëm, ndërsa nëna e tij, Jose Ras, është një piktore dhe dizenjatore bizhuterish.

van persi
van persi

Sulmuesi holandez u rrit nga babai i tij pasi prindërit u divorcuan. Duke luajtur për Arsenal dhe Manchester United, ai bëri një tjetër lloj arti.

OLIVER BIERHOFF

Teksa rritej, Bierhoff nuk kishte shumë mungesa, falë babait të tij manjat. Por.Dr. Rolf Bierhoff, një shef kompanie energjetike, meriton vlerësim për rrënjosjen e etikës së punës tek ishsulmuesi gjerman, i cili shijoi një karrierë të jashtëzakonshme, përfshirë klubin e Milanit.

bierhoff
bierhoff

Historia është kjo: Dr. Bierhoff ishte i shqetësuar, sepse i biri kthehej nga stërvitja me rrobat pa asnjë njollë. Por ai ujiste kopshtin e tij, përpara se ta nxiste të birin që të stërvitej për goditjet me kokë derisa toka të kthehej në akull.

GERARD PIQUE

Sikur të mos t’i mjaftonte që luan në një prej klubeve më elitare të botës, mbrojtësi i Barcelona-s është gjithashtu themelues i “Cosmos”, një kompani sportive dhe investimi mediatik.

pique
pique

Por bashkëshorti i Shakirës ka lindur në një familje të pasur në Katalunjë. Babai i tij, Joan, është një avokat dhe biznesmen i suksesshëm, ndërsa nëna, Montserrar, është drejtoresha e spitalit të Barcelonës. Gjyshi i tij, Amador Bernabeu, është një ish-drejtor në “Camp Nou”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN