MENU
klinika

Premtimi i presidentit Agnelli

“Do marrim edhe një Ronaldo tjetër, 25 vjeç”

18.09.2018 - 11:09

Cristiano Ronaldo mund të jetë vetëm fillimi për Juventusin. Për të përmbushur ëndrrën e tifozëve të Juventusit, në fakt, është presidenti Andrea Agnelli, i cili në një intervistë të dhënë për “Financial Times” zbulon planet e ardhshme të klubit në tregun e transferimeve.

“Ne duhet të jemi në gjendje të blejmë Cristiano Ronaldon tjetër, por në moshën 25-vjeçare”, – thekson Agnelli, i cili për këtë arsye nuk përjashton goditje të tjera të bujshme në të ardhmen, si ajo e CR7. Qëllimi i Juventusit, nga ana tjetër, është i qartë për muaj të tërë:

“Ne do të programojmë një nga një hapat që do të na çojnë në klubin numër një në botë”.Dhe në këtë kuptim, blerja e Cristiano Ronaldos do të ndihmojë shumë, jo vetëm në fushë.

ronaldo dhe agnelli
ronaldo dhe agnelli

Në bazë të numrit të madh të biletave të shitura dhe të ardhurave të marketingut, në muajt e ardhshëm Juventusi duhet të ridiskutojë kontratat e sponsorizimit me “Adidas” dhe “Jeep”.

Të gjitha në sajë të Cristiano Ronaldos dhe një blerjeje që, siç shpjegon Agnelli, “është vlerësuar me kujdes dhe ka kuptim brenda e jashtë fushës”. Së fundi, presidenti i Juventusit pranon: “Ishte hera e parë që aspektet teknike dhe tregtare të Juventusit u takuan për të vlerësuar kostot dhe përfitimet”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN